foto ilustruese

Konfliktohen 4 të rinj në Pogradec/ Në pranga të 4 pasi kundërshtuan me dhunë policinë

16 Nëntor 2020, 12:15| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 12:19

  • Share

Ditën e sotme në qytetin e Pogradecit ka nisur një konflikt mes 4 të rinjve i cili i bëri ata të përfundojnë në komisariat.

4 të rinjtë me inicialet E. Ç., 28 vjeç, R. K., 33 vjeç, D. O., 32 vjeç dhe V. LL., 32 vjeç thuhet se patën një konflikt i cili ishte konkretisht për motive të dobëta.

Policët të cilët ndodheshin në vendin e ngjarjes në lagjen nr. 3 të Pogradecit kanë ndërhyrë menjëherë me qëllim përshkallëzimin e konfliktit dhe mos degradimin e tij.

4 personat të përfshirë në konflikt kanë kundërshtuar me dhunë efektivët e policisë, gjë që rëndon edhe më tepër pozitën e tyre.

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?