Sherr mes disa personave për një vajzë jashtë një klubi nate në Sauk, plagoset me armë 39-vjeçari! Shoqërohen 12 persona

7 Prill 2022, 07:53| Përditesimi: 7 Prill 2022, 09:44

  • Share

TIRANË- Një sherr mes disa personave jashtë një klubi nate, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ka përfunduar me përdorimin e armëve të zjarrit, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Për pasojë ka mbetur i plagosur me armë zjarri, në këmbë, 39-vjeçari Shpëtim Metoli, i cili është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti ka nisur brenda ambienteve të ‘Cinco Cavalli’, dhe më pas janë rrahur në ambientet e jashtme ku dhe është qëlluar në këmbë 39-vjeçari. Paraprakisht dyshohet se sherri ka nisur për një vajzë.

Policia ka shoqëruar deri tani 12 persona dhe vijon puna për tu pyetur në lidhje me ngjarjen. 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?