Kronikë

Konfrontime mes pasagjerëve dhe punonjësve të sigurisë në Portin e Durrësit, shkak vonesa e tragetit

12 Gusht 2018, 19:37| Përditesimi: 12 Gusht 2018, 20:49

  • Share

Një sherr ka ndodhur ditën e djeshme në portin e Durrësit. Disa pasagjerë kanë dhunuar rojet e sigurisë, si shkak i vonesës së tragetit me të cili ata po udhëtonin. 

Mësohet se udhëtarët  kishin prerë biletën për të udhëtuar me tragetin “Grandi Navi Veloci”, i cili udhëtonte drejt Italisë në orën 12:00, por atyre iu desh të prisnin deri në orën 18:00. Shkak për vonesën ishte bërë një defekt teknik i tragetit.

Pasagjerët ishin tepër të rebeluar, pasi askush nga kompania nuk jepte një përgjigje përse ndodhi  e gjithë kjo vonesë, ose se kur do të niseshin. Ka qenë një pasagjer italian, i cili ka filmuar të gjithë skenën dhe më pas e ka publikuar atë në rrjetet sociale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?