Kongresi Amerikan ka dhënë ‘Dritën jeshile’ për vendosjen e sanksioneve kundër Kinës për të ashtuquajturin Ligji i Sigurisë’ që do të zbatohet në ish koloninë britanike të Hong Kongut, ligj i cili parasheh gjykimin në Kinë të elementëve kundërshtarë të Pekinit.
Sipas BBC, juristët dhe ekspertët ligjorë thonë se ligji i Kinës për sigurinë kombëtare kundër Hong Kong-ut, do të ndryshojë rrënjësisht sistemin juridik të këtij territori. Ky legjislacion gjithashtu i jep Pekinit fuqi të gjëra që kurrë nuk i kishte poseduar më pare në Hong Kong.
Masa duhet të kalojë në Senat përpara se të mbërrijë në tryezën e Presidentit Donald Trump për t’u nënshkruar.
Miratimi unanimisht nënvizon shqetësimet e Uashingtonit për përfundimin e autonomisë së Hong Kongut, një qendër e rëndësishme financiare.
Ndërkohë Pekini ka reaguar gjithashtu kundër vendimit të Londrës për të dhënë viza dhe shtetësi për gati 3 milion banorë të Honk Kong.
Ndërkohë në Hong Kong kanë shpërthyer protestat kundër ligjit, të cilat kanë degjeneruar deri dhe në dhunë dhe policia ka përdorur pompa uji me presion dhe gaz lotësjellëe ndaj protestuesve teka ka arrestuar disa qindra prej tyre.