Kongresi Botëror Hebraik, organi kryesor që përfaqëson zyrtarisht mbi 100 komunitete hebraike në të gjithë botën, ka përcjellë një mesazh falenderimi për popullin shqiptar.
Përmes një video mesazhi në Twitter, shpjegohen disa nga historitë që kanë shoqëruar ato vite.
“Gjatë Holokaustit, qindra hebrenj gjetën strehim në Shqipëri, një nga vendet e pakta me shumicë myslimane të Evropës.
Shqipëria ishte i vetmi vend që doli nga Holokausti me një popullsi më të madhe hebreje sesa kishte më parë. WeRemember”, shkruan ndër të tjera Kongresi Botëror Hebraik.
Shqipëria kishte rreth 200 hebrenj në fillim të Luftës së Dytë Botërore.
Ndërkohë, më pas vendi u bë një strehë e sigurt për disa qindra refugjatë hebrenj nga vende të tjera.
Ata mbaheshin të mbrojtur në Shqipëri nga popullata vendase dhe kjo mbrojtje vazhdoi edhe pas pushtimit të Shqipërisë nga forcat naziste.
Në fund të luftës, Shqipëria kishte një popullsi prej 2 mijw hebrenjsh të strehuar në vend.
Komente
