Presidenti Bajram Begaj kujtoi sot 105-vjetorin e Kongresit të Lushnjës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e cilëson kongresin si një ngjarje me rëndësi, që ka shpëtuar vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja.
'Sot, 105 vjet nga Kongresi i Lushnjes, i vetmi autoritet i Shqipërisë me fuqi sovrane, që vetëvendosi aktin themeltar të shtetit duke e shpëtuar vendin nga copëtimi dhe vëllavrasja. Më 21 janar të 1920-ës, patriotët shqiptarë u mblodhën në Lushnje për të ringjallur pavarësinë e vendit, për të mbrojtur ëndrrën dhe sakrificën e Kuvendit të Vlorës. Ata sfiduan çdo rrezik, dëshmuan vullnet të epërm në mbrojtje të tokave shqiptare dhe lirisë përballë forcave antikombëtare e atyre pushtuese. Shqipëria është ngritur dhe mbrojtur nga njerëz të tillë, nga akte dhe vlera të tilla të larta. Shqiptarët do t’i kujtojnë përjetë me nderim të thellë ata', shkruan ai.
Lajmi kryesor:
105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar, Begaj: Kongresi i Lushnjes shpëtoi vendin nga vëllavrasja! Spiropali: Objektiva, reforma në drejtësi e anëtarësimi në BE
S.B/ReportTv.al