Politikë

Kongresi i Ndërkombëtar i Ligjit 2027 në Shqipëri, Rama mban fjalën në Madrid: Njerëz nga shumica jonë po japin llogari para drejtësisë, e dinim e s'pendohemi

8 Shkurt, 11:26| Përditesimi: 8 Shkurt, 12:18

  • Share

MADRID - Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e rastit në tryezën e organizuar në Madrid të Spanjës, aty ku u nënshkrua marrëveshja për organizimin e Kongresit Ndërkombëtar të Ligjit në Shqipëri në vitin 2027.

Rama vlerësoi Spanjën si një vend model. Gjithashtu shprehu konsideratën e tij për ish-kryeministrin Felipe Gonzales i pranishëm në audiencë, si një burim frymëzimi për të që nga koha e rinisë kur vendosi t’i përkushtohej politikës dhe lidershipit në PS.

Më tej Rama theksoi arritjet e Shqipërisë, ku tashmë shprehet ai jemi drejt një shteti të së drejtës pas edhe reformës në drejtësi e cila nuk ka kursyer përveç gjyqtarëve dhe prokurorëve edhe eksponentë të mazhorancës.

'Dua të them kemi kaluar një reformë drejtësie, pastrim të drejtësisë nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar. Procesi i rivlerësimit ka marrë vëmendje dhe ka qenë thelbësor për ecjen në Europë. Kemi tashme një gjyqësor jo në duart e politikës. Shohim dhe njerëz nga shumica jonë të japin llogari para drejtësisë. E dinim këtë dhe nuk pendohemi. Nxisim që shteti i së drejtës të jetë emëruesi i përbashkët. Ka shumë tundime sot për të menduar nga largimi nga BE, mbylljen e kufijve, kthimin në kufijtë e vjetër doganorë. Më duhet të përgjigjem pyetjes, ç’plan B ka Shqipëria duke qenë BE është plani A? Nuk ka plan B për ne. I bie të kemi plan B kundër lirisë individuale.

Duhet të jesh i dënuar të jetosh në një shoqëri të kategorisë B. Duam një vend ku të gjithëve iu jepet mundësia dhe askush nuk fiton në kurriz të dikujt tjetër,. kjo ndodh nëse ne zbatojmë liritë individuale, shtetin e së drejtës dhe demokracinë. Të gjithë janë të lumtur të jenë në Spanjë. Është një vend fantastik. Kur ke diçka është në natyrën njerëzore të duash diçka tjetër. këshilla imë është keni mjaftueshëm që keni Spanjën. Që e keni dhe në BE, mos kërkoni diçka tjetër. jemi të lumtur që kolonizon territorin tonë turistik, Melia është një ogur i mbarë, do kemi më shumë marka spanjolle.'

Kryeministri ndau vlerësimin e tij për figurën e Felipe Gonzales, teksa shtoi se Shqipëria nuk është më ai vendi i paragjykuar kriminal dhe ku ndodhin rrëmbime. Tashmë, Shqipëria lufton për një shtet të së drejtës dhe institucione të pavarura.

'Dua të ndaj me ju sa i tmerruar jam se më duhet të flas në praninë e dikujt që ka qenë frymëzim për mua kur kam qenë i ri. Ka qenë një nga arsyet e forta pse atëherë kandidova për kryetar të PS, lideri jua legjendar Felipe Gonzales. Nga ana tjetër, ndjehem mjafti i përulur që kam këtë mundësi për të folur dhe imagjinoj ju duke pyetur, po Shqipëria ç’dreqin do këtu. Shqipëria është larg të qenit ajo që ju kanë thënë. Vendi i persekutuar si i zymtë, në fakt dielli shndrin në Shqipëri. Se është një vend kriminelësh rrëmbyesish. Janë po aq dhe po aq pak sa në çdo vend tjetër. është një vend pasaporta e të cilit ngjante me një dokument të dyshimtë, por ka ndryshuar. Kënaqësi që jam këtu me individë që kanë frymëzuar historinë e Spanjës. Jo vetëm kryeministri Felipe Gonzalez, por edhe një legjendë tjetër Havier Solana. Shfrytëzoj rastin të them që është privilegj të njoh Javier Camades ta mirëpres në Shqipëri dhe të gjej fjalët për të luftuar për një vend të drejtë. S’kemi pasur kurrë ndonjëherë shtet të së drejtës, drejtësi të pavarur dhe traditën e institucioneve.'

Me batutë, kryeministri tha se ishim dikur Koreja e Veriut në Europë, tashmë me numrin e turistëve kemi hyrë në Champions League, por nuk jemi ende Reali Madridit, por Girona.

'Jemi sot si Spanja një herë e një kohë kur nisi ti rilindte pas një të shkuare diktatoriale dhe një vend që jo shumë kohë më parë ishte i izoluar nga perëndimi dhe lindja. Një Kore e Veriut e Europës me 5 mijë vizitorë në vit. Vjet arritëm 12 milionë dhe po afrohemi në Champions League, jo Real Madrid por jemi Girona e Europës.'

Kryeministri Edi Rama ishte për dy ditë në Madrid, me ftesë të Mbretit i Felipe VI i Spanjës dhe pas një takimi në pallatin mbretëror ditwn e djeshme, mori pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimit Universal Spanjoll.

Këtu u firmos dhe marrëveshja sipas së cilës Shqipëria bëhet mikpritëse e Kongresit Botëror të Ligjit në 2027 (World Law Congress Albania 2027)Pikërisht në këtë vit Tirana do të jetë mikpritëse edhe e Samitit të NATO-s, dhe finaleve të Kampionatit Evropian në futboll për moshat nën 21 vjeç. 

Ora 11:38
'Ishim Koreja e Veriut e Evropës', Rama në Spanjë: Sot jemi në Champions League e turizmit, ende jo Reali Madridit por Girona

1739009602_edirama.jpeg

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij në tryezën e organizuar në Madrid me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes sipas së cilës, Shqipëria do organizojë Kongresin Botëror të Ligjit në vitin 2027.

Rama theksoi përparimet e Shqipërisë në shtetin e së drejtës, ndërsa nuk la pa përmendur përpara auditorit spanjoll edhe përparimet në turizëm. Kryeministri me batutë tha se dikur ishim Koreja e Veriut e Europës, sot jemi në Champions League e turizmit, por ende nuk jem Reali Madridit. 

'Historia e trishtë spanjolle ka qenë burim frymëzimi. Politika është një luftë për pushtet, por po kështu është lufta për drejtësi. Nuk mund të jem më krenar se kaq se do jemi mirëpritësit e Kongresit Botëror të së drejtës në 2027. Ju ftoj të gjithëve të vini në Shqipëri duke ju thënë 2 gjëra. Nuk do pendoheni kurrë dhe do doni të ktheheni. Nuk do mërziteni nëse jeni me ne në Shqipëri. Jemi sot si Spanja një herë e një kohë kur nisi ti rilindte pas një të shkuare diktatoriale dhe një vend që jo shumë kohë më parë ishte i izoluar nga perëndimi dhe lindja. Një Kore e Veriut e Europës me 5 mijë vizitorë në vit. Vjet arritëm 12 milionë dhe po afrohemi në Champions League, jo Real Madrid por jemi Girona e Europës.'

G.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • PASARDHËS I PARTIZANIT TË L.A.N.ÇL.: 08/02/2025 14:39

    KU PO SHKON POLITIKISHT P.S.SH.????A PO E KUPTONI QË PO KOUPTONI ME QËNDRIMIN E VEPRIMET SE PO KALONI NË KRAHUN E KOLABORACIONISTËVE TË DJESHËM????TURP DHE NDËRONI EMRIN E PARTIS TUAJ!!! JU SHKON MË SHUMË P.SOC(BALLI SOC.i SH)MOS LUANI ME GJAKUN E TË RËNËVE NË LUFT.ANT.FASH.NAC.ÇLIRIMTARE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?