Politikë

Kongresi i PPE, Berisha: Në Valencia ngrita shqetësimin për shpopullimin, Rama është i pamëshirë, tallet me shqiptarët

30 Prill, 21:07| Përditesimi: 30 Prill, 21:53

  • Share

Sali Berisha nga takimi me banorët e Astirit në Tiranë, tha se gjatë Kongresit të Partive Popullore Evropiane që u mbajt në Valencia ngriti shqetësimin për shpopullimin e vendit.

Sipas tij, largimi i masiv shqiptarëve nga vendi ka arritur në shifra të larta dhe shkaku kryesor sipas tij është varfëria dhe mungesa e mundësive për punësim.

‘Miqtë e mi, në Valencia unë informova audiencën evropiane se në 10 vite, sipas statistikave të tyre, nga Shqipëria u larguan 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm për zonën e Shengenit. Kombi po boshatiset. Shkaku kryesor i këtij largimi masiv është varfëria, është papunësia. Ju lutem, i dëgjoni pak Edi Ramën dhe ministrat e tij çfarë thonë. Dje sikur fliste përçart. Punësimi, thoshte, është rritur dhe papunësinë do e zbresim në 6 përqind. U garantoj se vetëm në 10 vite kanë ikur 600 mijë të rinj, 600 mijë krahë pune. Ky i pamëshirë tallet me shqiptarët. Ua them unë, merrni statistikat, prodhimi ka 3 vite që bie në mënyrë dramatike nga viti në vit.

Eksportet nga viti 2023 në vitin 2024, sipas statistikave të tij që ai nuk i lexon, ra me 32 përqind. Kjo do të thotë se të paktën, minimumi 50-60 mijë shqiptarë humbën vendet e punës dhe i punësoi Edi Rama në Greqi, Itali, Gjermani dhe vendet e tjera. Sot, t’u them të vërtetën, u ktheva nga Valencia, por kur unë u tregoja kryeministrave të vendeve të tjera për djegësin e Tiranës, u them me sinqeritet, shprehnin habi të papërmbajtur. Dhe më duhej t’ua ktheja dhe riktheja bisedën, sepse një ndodhi e tillë nuk ka të përshkruar. Kurse tek u tregoja për McGonigalin, mendimi i përgjithshëm ishte se Rama do e ndjekë ata nga mbrapa’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Berisha nga Astiri: Rama, dil në debat, njëshat e Shqipërisë do të japin përgjigje më 11 maj! Kjo zonë është lënë pa kopshte dhe çerdhe


S.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?