Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, si një ndër emrat më të vjetër në PS, dhe nër themeluesit e kësaj partie, është treguar nostalgjik në fjalimin e tij, ku ka falënderuar figurat e parë që i janë bashkuar kësaj partie, mes tyre edhe Ilir Metën. Ai nuk ka lënë pa përmendur as Fatos Nanon dhe Edi Rama.
“Bijtë e mi unë nuk jam person që emocionohem kollaj dhe me fjalën e Megit mund t’ju them që jam shumë i emocionuar. Nuk jam për të mbajtur fjalim apo për historikun 30 vjecar të PS, por për të marrë fjalën dhe për të dhënë ashtu si kurse kolegët e mi, përshkruan emocionet e tyre në dokumentar. DO e ndaja në 2 periudha të ndara në 2005. Nuk po e them se si u themelua, u programua dhe se si u miratua familja jone politik. Ne u anatemuam si vetë PP, por nuk mjaftonte kaq. Të ishe socialist nuk ishte e modës. Flitej për shtet ligjor por vetëm Maliq kishte për socialist, flitej për ekonomi trego, por nuk kishte, flitej për shtet të së drejtës por të drejta për socialistët nuk kishte, kishte dhunë, arrestime që përfundoi me burgosjen e Nanos, kanë qenë vite të vështira, prandaj unë meqë jam ende këtu aktiv në jetën politike, do të përshëndes Kryesin 15 anëtarët e parë të PS, do të përshëndetja 3 nënkryetarët e parë. Do të përshëndesja, shumë figura të spikatura që janë marrë me programin e PS. Përshëndes 4 të parët që mbërritën në PS, mes tyre Pandeli Majkon dhe Ilir Metën, përshëndet 28 deputetët e grupit të parë të PS me në krye Namik Doklen, kanë qenë 36, por 8 prej tyre nuk jetojnë më, ky ka qenë grupi më i mirë parlamentar që ne kemi pasur në 8 mandate parlamentare dhe së fundmi, do përshëndesja Fatos Nanon. I dashur Fatos, ne jemi krenar për ty për shumë gjëra pasi askush nga ne apo kundërshtarët nuk thonë dot që nuk je politikan, ne jemi krenar që të kemi pasur kryetar se je intelektual, i dashur Fatos. Shumë socialist nga 91-97 u persekutuan, por 4 vite burg i bëre ti se ishte kryetar i jonë. I dashur Edi, të kujtohet 2003 kur u shprehe dëshirën për të qenë kryetar shumë delegatë nuk të mbështetën e megjithatë ti qëndrove stoik, pasi ti e dije mirë që të bëhesh lider nuk mjafton ambicia dhe dëshira, por duhet edhe dëshira dhe dashuria e atyre për të cilat ti pate ambicien për t’u bërë kryetar i tyre dhe ajo erdhi natyrshëm në 2005 dhe ja ku jemi sot, kaq krenar si asnjë parti e majtë në Europën lindore me 3 mandate rresh fitimtare. Jemi me fat që kemi me fat një lider këmbëngulës, me ambicie, të vendosur e përkushtuar dhe të maturuar ”, tha Ruçi.
Lajmi kryesor:
Kongresi i PS/ Vajza e Bashkim Finos realizon dëshirën e babait, bëhet pjesë e socialistëve, Ruçi tërhiqet nga politika! Rama: Pa Gramozin shumë beteja do i kishim humbur (VIDEO)
B.K.//ReportTv.al