Partia Socialiste ka zhvilluar sot ditën e dytë të Kongresit Zgjedhor.
Të shumtë kanë qenë urimet për nga krerët e shteteve për kongresin, si Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjykanovic, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, Andreas Schieder dhe Bettina Vollath, Clara Aguilera, Marek Balt, Milan Brglez, Petra Kammerevert, Alicia Homs, Maria Vasiliadis, Udo Bullman, Margarida Marques, Vjaceslavs Dombrovskis dhe Georgi Anastasov.
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka përshëndetur në shqip sot Kongresin e PS-së.
“Të dashur socialistë, i dashur shoku Edi. Ne ndajmë të njëjtat ideologji, punojmë për synime të njëjta!
Jemi dy vende të ndryshme por shumë të ngjashme në rrugën nëpër të cilën kemi zgjedhur të ecim në zotimet tona.
Të ndërtojmë shtete të forta e të zhvilluara, partnerë në botën demokratike.
Prioriteti ynë kryesor është të kujdesemi për qytetarët dhe një jetë më të mirë për ta, por gjithashtu t’i bëjmë dy vendet tona pjesë të familjes së madhe evropiane.
Megjithatë po ecim me guxim dhe vendosshmëri drejt integrimit.
Kjo është arsyeja pse në mbështetemi dhe e dimë se nuk jemi vetëm në këtë qëllim!
Jam i bindur se së shpejti Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do të festojnë për lajmin e mirë që do të vijë nga Samiti i Zagrebit dhe më pas do të vazhdojmë të punojmë me më shumë përkushtim për qytetarët tanë.
Ju uroj një Kongres të suksesshëm dhe besoj se do kemi bashkëpunim edhe më intensiv, mes dy partive dhe dy shteteve fqinje.
E keni mbështetjen tonë”, thotë Zaev në videon e transmetuar në kongresin e PS.
Zaev trimi
Përgjigju