Jo të gjithë shprehën ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut. Marjorie Taylor Greene, një kongresmene amerikane që mbështet Donald Trump, ‘festoi’ për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë.
“Sot ka pasur ndryshime të mëdha në udhëheqjen globale. E keqja po mposhtet nga dora e Zotit”, ka shkruar Greene në X, ku ndiqet nga 1.5 milionë njerëz.
Postimi shkaktoi reagimin e qindra njerëzve. "Ti je një turp për Amerikën," i shkroi asaj një përdorues i rrjetit social. “Cili i krishterë mund të kërcejë mbi varrin e një njeriu dhe të flasë për vullnetin e Perëndisë”, i shkroi një tjetër.
“Si jetoni me gjithë këtë urrejtje në zemrën tuaj? Jezu Krishti e di se e keqja banon në zemrën tuaj të errët dhe do të veprojë”, ishte një tjetër koment.
Taylor Greene, e cila u bë e njohur për teoritë e saj konspirative, pohon se është e krishterë. Në një postim të publikuar të dielën në X, ajo postoi një imazh të shenjtë të Jezusit dhe komentin: "Shpresoj që të gjithë të kenë një Pashkë të mrekullueshme. Ai u ringjall dhe të gjithë jemi të falur".
Postimi i kongresmenes në X
Komente
