Marjorie Taylor Greene

Bota

Kongresmenia amerikane ‘kryqëzohet’ në rrjet, postimi që bëri për vdekjen e Papa Françeskut: E keqja po mposhtet nga dora e Zotit

22 Prill, 07:48| Përditesimi: 22 Prill, 07:56

  • Share

Jo të gjithë shprehën ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut. Marjorie Taylor Greene, një kongresmene amerikane që mbështet Donald Trump, ‘festoi’ për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë.

“Sot ka pasur ndryshime të mëdha në udhëheqjen globale. E keqja po mposhtet nga dora e Zotit”, ka shkruar Greene në X, ku ndiqet nga 1.5 milionë njerëz.

Postimi shkaktoi reagimin e qindra njerëzve. "Ti je një turp për Amerikën," i shkroi asaj një përdorues i rrjetit social.  “Cili i krishterë mund të kërcejë mbi varrin e një njeriu dhe të flasë për vullnetin e Perëndisë”, i shkroi një tjetër.

“Si jetoni me gjithë këtë urrejtje në zemrën tuaj? Jezu Krishti e di se e keqja banon në zemrën tuaj të errët dhe do të veprojë”, ishte një tjetër koment.

Taylor Greene, e cila u bë e njohur për teoritë e saj konspirative, pohon se është e krishterë. Në një postim të publikuar të dielën në X, ajo postoi një imazh të shenjtë të Jezusit dhe komentin: "Shpresoj që të gjithë të kenë një Pashkë të mrekullueshme. Ai u ringjall dhe të gjithë jemi të falur".

Postimi i kongresmenes në X

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?