Kultura

Konispol/ Përkujtohet rilindasi kombëtar Hasan Tahsin

21 Tetor 2021, 21:00| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 21:29

  • Share

Një simpozium shkencor me në qendër figurën e shquar të Rilindjes Kombëtare Hasan Tahsin, u mbajt nga Akademia e Studimeve për Çamërinë në Ninat të Konispolit. Tahir Muhedini, kryetar i Akademisë foli për vlerat e Çamërisë ndërsa theksoi se vetëm përmes punës dhe përkushtimit mund të njihet dhe mbahet gjallë kultura dhe historia e një vendi.

Nuk mjafton fjala, po duhet puna shkencore të hulumtojmë sa më shumë dhe kjo është puna e profesorëve dhe  historianëve që do e çojnë përpara këtë punë”, tha Tahir Muhedini, kryetar i Akademisë.

Pjesë e takimit ishte edhe Kryebashkiaku Shuaip Beqiri, por edhe shkrimtarë e mbështetës të çështjes çame. Sipas tyre, kjo shtëpi muze do të shërbejë si një bibliotekë e hapur, ku do të ekspozohen veprat e Hasan Tahsin dhe patriotëve të tjerë.

 “Mua më bëhet shumë qejfi, që jemi sot të gjithë këtu dhe të shërbejë kjo si sensibilizim për të gjitha strukturat që nga unë dhe deri tek Ministria e Kulturës, që i ka në iventarimzim këto objekte", tha Kryebashkiaku Shuaip Beqiri.

 “Sigurisht dhe  Samiu bashkë me Abdylin e vëllezrit Frashëri u bënë të mëdhenj sepse në krahë të tyre ishte mentori Tahsini. Akademia figurën e Hoxha Hasan Tahsin do ta përdorë pozitivisht në mënyrë që çështja çame ende e pazgjidhur të zgjidhet drejt", tha Shkëlqim Hajdari.

Hoxhë Hasan Tahsini është një nga mendimtarët më të mëdhenj të rilindjes Kombëtare Shqiptare të shek XIX. Ai lindi me 7 prill 1811 në fshatin Ninat te Konispolit dhe vdiq me 3 korrik 1881 në Stamboll.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?