Presidentja Vjosa Osmani në ditën e Evropës ka folur lidhur me aspiratat e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian si dhe ka bërë thirrje për liberalizimin e vizave për qytetarët.
Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Osmani shkruan se është koha që Evropa të hapë dyert me vendin më pro-evropian në botë
Kosova është vendi i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.
Lidhur me këtë ajo shkruan se besueshmëria e BE-së dhe institucioneve të saj varet nga mbajtja e fjalës në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Kosova, ndërkaq, duhet të bëjë përgatitjet e nevojshme për aplikim për status të shtetit kandidat në momentin e volitshëm.”, shton ajo.
Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka folur lidhur me Kosovën dhe aspiratën e saj për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Konjufca përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, me tone zhgënjimi shprehet se edhe pse pas kanë shumë vitesh Bashkimi Evropian është treguar i vonuar në proceset e integrimit të Kosovës brenda familjes evropiane dhe kjo ëndërr gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një zhgënjim kolektiv për qytetarët e shtetit tonë.
“Pa Kosovën mozaiku i familjes së bashkuar evropiane nuk mund të quhet i plotësuar, sikundër as vetë ideja mbi të cilën qëndrojnë themelet e Bashkimit Evropian.”, shkruan ai.