Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se sakrifica madhështore e familjes Jashari ka ngritur kombëtarisht nivelin më të lartë të dinjitetit dhe krenarisë.
“Ademi, Hamza, me Bacën Shaban, u sakrifikuan kolektivisht në luftën për liri. Ata zbatuan parimin ideal të jetës: Liri a vdekje”, është shprehur Konjufca në seancën plenare për nder të 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, tha ai.
“Liria është si ajri, por ajo nuk rri pezull, ngrihet mbi themele të forta, kurse rrënjët shtrihen thellë në tokën e të parëve”.
Në 26 vjetorin e Epopesë së UÇK, ku Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne në nderim të legjendarit Adem Jashari dhe familjes së tij, Konjufca ka cituar një shprehje të heroit Hamës Jashari se “Do të jemi këtu sepse nuk kemi ku të shkojmë; Guri i rëndë peshon në vend të vet”.
Më tej Konjufca ka theksuar se sa kohë të ekzistojë kombi shqiptar, në Prekaz do të shkojnë shqiptarët që të frymëzohen, aty ku është ngjizur liria.
Lajmi kryesor:
Kuvendi i Kosovës seancë për Epopenë e UÇK! Kurti: Adem Jashari, emri i lirisë sonë! Osmani: Na takon të shkruajmë kapitullin e ri të shtetit
SI.E./ReportTv.al