Kryeparlamentari Glauk Konjufca

Konjufca: Kosova në pritje të statusit të vendit kandidat të BE-së

10 Shtator, 22:36| Përditesimi: 10 Shtator, 22:40

  • Share

Kryeparlamentari Glauk Konjufca priti sot në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, ambasadorin Aivo Orav, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, agjendën evropiane të Kosovës dhe përparimin në procesin e reformave për integrimin evropian. 

Konjufca njoftoi Orav mbi punën e deritashme të legjislaturës së tetë përfshirë miratimin e ligjeve të rëndësishme që lidhen me agjendën e reformave evropiane, si dhe ritheksoi përkushtimin e legjislativit në vazhdimin e reformave të nevojshme.

Ai tha se Kosova ka përmbushur kriteret dhe është në pritje të dhënies së statusit të vendit kandidat të BE-së. Ndërsa, ambasadori Orav vlerësoi progresin e arritur deri tani nga Kosova. 

Konjufca dhe Orav shprehën gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit reciprok, si dhe vazhdimin e mbështetjes së legjislativit në funksion të avancimit të agjendës së përbashkët evropiane./Kosovapress

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?