Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë ku u nënshruan 3 marrëveshje

Konjufcka nesër në Tiranë, Shqipëria dhe Kosova do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes dy parlamenteve

19 Shtator 2022, 22:02| Përditesimi: 19 Shtator 2022, 22:03

  • Share

Shqipëria dhe Kosova do të nënshkruajnë më 20 shtator një marrëveshje bashkëpunimi, në Tiranë. Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcka do të do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi midis dy parlamenteve. ​

Memorandumi nënshkruhet në Kuvendin e Shqipërisë, në Tiranë, në orën 12:00. ​ Pas nënshkrimit të memorandumit, Konjufca dhe Nikolla do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Në mbledhjen e 8-të të Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovë më 20 qershor, dy qeveritë nënshkruan 19 marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit, doganave, energjisë, bujqësisë, infrastrukturës rrugore, transportit, shëndetësisë, mbrojtjes e drejtësisë. Në këtë mbledhje, kryeministri Rama propozoi që me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shtetit shqiptar, në nëntor të mbahet në Tiranë mbledhja e përbashkët e 2 Kuvendeve.  

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?