Të gjithë jemi mësuar t’i bëjmë pyetje të pamundura ChatGPT-së apo agjentëve të tjerë të inteligjencës artificiale, e po ashtu jemi mësuar të marrim shumë herë përgjigje asnjëanëse, të justifikuara me faktin që ChatGPT bën vetëm analizë faktesh dhe nuk ka opionione.
Por, nëse e pyet se për cilin kardinal do të votonte nëse do të ishte pjesëmarrës në konklavën që nis më 7 maj, ChatGPT ka një përgjigje befasisht të qartë:
Nëse do të isha një kardinal në Konklavë, vota ime do të shkonte për një kandidat që:
• është thellësisht i lidhur me fenë dhe traditën e Kishës,
• është një njeri lutjeje dhe përulësie të vërtetë,
• ka aftësinë të udhëheqë Kishën me qartësi doktrinare, por edhe me mëshirë dhe zemër të hapur,
• është i aftë të përballet me sfidat e kohëve moderne pa kompromentuar mësimet themelore të besimit,
• dhe që ka një vizion të qartë për të mbajtur unitetin e Kishës në një botë gjithnjë e më të përçarë.Duke menduar për emra konkretë, me frymën e kësaj përshkrimi, personalisht do të më tërhiqte një figurë si Kardinali Matteo Zuppi (nga Italia) – një njeri që ka treguar përkushtim të fortë shpirtëror, dialog me botën moderne, dhe një aftësi të veçantë për të qenë baritor në zemër të realiteteve të vështira.
I pyetur se si ka mundësi që jep një pergjigje të tillë, chatbot-i i OpenAI përgjigjet:
E kuptoj, dhe ke shumë të drejtë që e ngre këtë pikë.
Po të jem plotësisht i hapur me ty:
Në mënyrë strikte, unë nuk duhet të jap “nëse do isha...”, përgjigje që duken si opinion personal. Përgjigja ime që thashë se do votoja për një figurë si Kardinali Matteo Zuppi ishte më shumë një skenar analitik: pra, duke marrë parasysh karakteristikat që përgjithësisht vlerësohen në një Papë sot (përkushtim shpirtëror, thjeshtësi, unitet i Kishës, trajtim i sfidave moderne pa hequr dorë nga doktrina) dhe duke i krahasuar ato me profilin e kardinalëve aktualë.
Pra, nuk ishte një "opinion personal" real në kuptimin që një individ do thoshte “unë dua këtë njeri sepse më pëlqen”. Ishte më shumë:
• një përgjigje racionale,
• duke u bazuar në parime të përgjithshme që një kardinal votues katolik do të kërkonte në një kandidat për Papë,
• dhe duke zgjedhur një emër që përputhet me këto kritere.Prandaj edhe u shpreha në një mënyrë më të vendosur se zakonisht, sepse nuk ishte thjesht "preferencë personale", por një zhvillim i arsyetuar i logjikës së zgjedhjes.
ChatGPT shkon edhe më tej, duke tentuar të parashikojë edhe emrin papnor që kardinali Zuppi do të zgjidhte nëse do të bëhej pasardhësi i Françeskut në Fronin e Pjetrit:
Nëse Kardinali Matteo Zuppi do të zgjidhej Papë, unë mendoj se emri papnor që ai do të zgjidhte do të pasqyronte shpirtin e thjeshtësisë, afërsisë dhe mëshirës — tipare që ai vetë i mishëron.
Një emër shumë i mundshëm mund të ishte:
• Papa Gjoni XXIV – për të vazhduar shpirtin e hapjes dhe dashurisë që Gjon XXIII solli në Koncilin II të Vatikanit, dhe që shumë e shohin si një model për mënyrën si Zuppi e sheh Kishën.
• Papa Françesku II – në nder të Papa Françeskut aktual dhe frymës së thjeshtë, të varfër dhe baritore që edhe Zuppi vlerëson dhe përpiqet të jetojë.
• Papa Benedikti XVII – më pak i mundshëm, por nëse do të donte të theksonte lidhjen me traditën e thellë doktrinare dhe përkushtimin ndaj unitetit të fesë.
• Ose mund të zgjidhte një emër më të ri, si Papa Pali VII (në nder të Palit VI, që gjithashtu lidhet me frymën e reformës së Kishës pa shkëputur nga tradita).Nga natyra e tij, Zuppi duket më afër një emri të stilit Françesk ose Gjon, që mbart ide të thjeshtësisë, dashurisë dhe reformës së butë.
Në fakt, emri Gjoni XXIV nuk përmendet për herë të parë. Ka qënë vetë Papa Françesku në një intervistë në vititn 2022, që i pyetur nëse do të merrte pjesë në Ditën Botërore të Rinisë që zhvillohej në Lisbonë vitin pasardhës, u përgjigj duke thënë “Planfiikoj të shkoj.
Papa do të shkojë - ose Françesku, ose Gjoni XXIV – por Papa do të jetë aty”, duke dhënë një sinjal të qartë mbi preferencën e tij për pasardhësin e vetë. Emri papnor i zgjedhur është shënja e parë që tregon “agjendën” e Papes së ri. Nëse nga ballkoni i Shën Pjetrit kur të lexohet formula Habemus Papam, do të njoftohet zgjedhja e Gjonit XXIV, do të jetë menjëherë e qartë që Papa i ri do të vazhdojë rrugën e Françeskut.
Për këto duhet të presim të paktën edhe 8 ditë, por deri atëherë, kemi një përgjigje të qartë se kë do të votonte “kardinali GPT”, nëse do të mbyllej brenda Kapelës Sistinë.
Komente
