Kardinalë në Vatikan

Bota

Konklava për Papën, kardinali i Bagdadit: Mund të zgjasë 2 ose 3 ditë

30 Prill, 14:28| Përditesimi: 30 Prill, 14:34

  • Share

Pas 7 ditësh 133 kardinalët me të drejtë vote do të kyçen në kapelën Sistine për të zgjedhur pasuesin e Papa Françeskut. Vatikani sqaroi të martën shifrat e procesit dhe kuorumin, numrin minimal të nevojshëm që procesi të nisë, ai do të jetë 89, pa të cilët konklava nuk mund të nisë.

Selia e Shenjtë njoftoi se kolegji i kardinalëve vijoi edhe këtë të mërkurë lutjet dhe mbledhjet për të pasur siç thotë një rrugë të ndriçuar në zgjedhjen e atit të shenjtë. Mes kuriozitetit dhe misterit që rrethon procesin një prej kardinalëve, ai i Bagdadit, foli për mediat duke zbuluar diçka më shumë për mbledhjet e prag konklavës, e cila sipas tij nuk do të zgjasë gjatë.

"Ka një atmosferë vëllazërore dhe të sinqertë. Tek kardinalët ka një frymë përgjegjësie për të zgjedhur një që do të vazhdojë punën e Papa Françeskut. Se kë do të votoj nuk mund ta them, secili e di kë duhet të votojë. Unë e kam një ide madje shumë të qartë", tha Louis Raphael Sako.

Pra një proces që nuk do të zgjasë shumë, megjithatë mbetet për tu parë se në në cilën tentativë do të zgjidhet Papa i ri. Kushtetuta apostolike parashikon që konklava të zhvillojë 2 votime paradite dhe dy pasdite. Papa Françesku u zgjodh në votimin e pestë ndërsa Papa Benedikti përpara tij në të katërtin.

Pas përcaktimeve proceduriale nga kolegji i kardinalëve mediat në Itali ndalen në vështirësinë e parashikimeve pasi kardinalët duket se nuk janë më të ndarë në konservatorë apo liberalë, duke patur më shume prirje të balancuara sidomos për tema në të cilat kisha është vendosur në pozicion të vështirë, siç janë varfëria, homoseksualizmi, financat e vetë vatikanit dhe korrupsioni.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?