Kardinalët në Vatikan

Bota

Konklava, prefektura e Romës plan masash për sigurinë, 4 mijë forca policore në terren! Kardinali i Sarajevës do votojë nga jashtë sallës, shkak gjendja shëndetësore

1 Maj, 14:01| Përditesimi: 1 Maj, 14:07

  • Share

Konklava po cilësohet si një ngjarje e paparashikueshme, në terma kohorë dhe numrash, nga autoritetet e Romës, për të cilën kryeqyteti do të duhet të jetë gati për të nisur implementimin e një plani rrufe i cili në pjesën më të madhe u testua në funeralin e Papa Françeskut.

Roma po përgatitet për Konklavën dhe mbi të gjitha për tymin e bardhë, që do të çojë në fronëzimin e Papës së ri, dhe parashikon ardhjen e papritur, në më pak se një orë, të dhjetëra mijëra besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit.

"Duhet të jemi gati për ta menaxhuar që në ditën e parë. Duke mos ditur se kur do të bëhen zgjedhjet, kemi bërë shumë hipoteza, duke pasur parasysh një sërë shërbimesh të veçanta. Është vendosur së bashku që duhet të jemi gati me të gjithë forcën në dispozicion, sipas modelit që përdorëm për funeralin e Papës", shpjegoi komiteti i Romës për sigurinë që u drejtua nga prefekti Lambertoi Giannini.

Vatikani ndërkohë ka konfirmuar se në votimin e Konklavës do të marrë pjesë një Kardinal i sëmurë i cili nuk do të jetë i pranishëm fizikisht në kapelën sistine.

Kardinali Vinko Puljić, i Sarajevës, do të mbërrijë në Romë dhe do të qëndrojë në dhomën e tij në Santa Marta gjatë Konklavës. Ai është i sëmurë dhe nuk mund të jetë me të tjerët në Kapelën Sistine.

Për votën e një kardinali të sëmurë, megjithatë, Kushtetuta Apostolike e Papa Vojtilës ka parashikuar një përjashtim: tre kardinalë largohen nga Kapela Sistine për çdo votë për të shkuar në Santa Marta për të mbledhur fletën e votimit për kardinalin Vinko Puljiç, një udhëtim vajtje-ardhje, për të katër votat ditore.

Ndërkohë në bazilikën e San Giovanni Laterani në Romë, ndodhet karrigia papale, froni në të cilin duhet të ulet personi i zgjedhur nga konklava në mënyrë që të konsiderohet Papë në të gjitha aspektet.

La Reppublica përcjell pamjet dhe shpjegimin që i bën ritualit murgesha Rebecca Nazzaro, drejtore e Zyrës për Kujdesin Baritor të Pelegrinazheve në Romë. Ajo shpjegon se pas zgjedhjeve dhe meshës në Shën Pjetër, është një fazë e tretë që fillon zyrtarisht shërbesën Petrine: ai është momenti në të cilin Papa do të ulet në këtë karrige, e cila po qëndron në errësirë këto ditë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?