Pas sobës dhe oxhakut që do të njoftojë botën për Papën e ri, në Vatikan u bë sistemimi i ballkonit ku Papa i ri do të shfaqet sapo të jetë zgjedhur.
Këtë të hënë, punëtorët vendosën perde të kuqe në “llozhën e bekimeve ", ballkonin e famshëm në Bazilikën e Shën Pjetrit si pjesë e përgatitjeve të fundit për konklavën, që pritet të fillojë të mërkurën pasdite.
Këtë të hënë përfunduan 9 ditët e zisë së kardinalëve të cilët do të vijojnë me të tjera takime në kuadër të procesit zgjedhor.
Ata zhvilluan mbledhjen e radhës së kongregimit, ndërsa po këtë të hënë kardinalët do të firmosin në një takim të fshehtë larg mediave betimin për mbajtjen e sekretetit Dominici Gregis, një procedurë e parashikuar nga kushtetuta apostolike për procesin e zgjedhjes se Papës.
Ajo do të zhvillohet në një takim ku do të marrin pjesë të gjithë kardinalët drejtuesit e Vatikanit e deri tek funksionarë të thjeshtë të Selisë së Shenjtë që mund të jenë në kontakt me informacione nga procesi, i cili sipas përcaktimeve religjoze duhet të mbetet hermetik.
Selia e Shenjtë ndërkohë ka konfirmuar edhe interesimin e lartë të mediavë mbarëbotërore për konklavën. Janë mbi 5300 gazetarë e kameramanë të cilët janë akredituar sipas Corriere della Sera për të raportuar për zgjedhjen e pëshkopit të ri të Romës që do të pasojë Papa Françeskun.
Komente
