Ardit Gjebrea, Blendi Fevziu, Ermal Mamaqi dhe Arjan Çani

VIP & Spektakël

Konkurrenca dhe pagat në Klan, a kanë ndikuar në përplasjen e Blendi Fevziut me Aleksandër Frangaj?

7 Qershor 2018, 15:56| Përditesimi: 7 Qershor 2018, 16:05

  • Share

U përfol shumë për një largim të mundshëm të Blendi Fevziut nga Klan në Top Chanel. Gazetari deklaroi që po e mendon propozimin për tu transferuar por ende nuk e ka marrë një vendim.Një nga arsyet përse ai mund të ikë mesa duket është edhe konkurrenca nga emisionet e tjera që transmetohen në Tv Klan si dhe të ardhurat që posedojnë drejtuesit e tyre.

Nga burime të Tv Klan dhe investigimet e CNA.al thuhet se emisioni më i paguar është ai i Ermal Mamaqit i cili transmetohet katër herë në muaj dhe të ardhurat janë 380-400 mijë euro në vit. Pas tij vjen dhe E diela shqiptare nga Ardit Gjebrea që gjithashtu transmetohet 4 herë në muaj dhe të ardhurat janë 300 mijë euro përveç përfitimeve të tjera.

Arjan Çani me Zonë e lirë të ardhurat janë 380 mijë euro në vit. Mesa duket Blendi Fevziu paguhet sa gjysma e drejtuesve të tjerë megjithëse sa emisione i bëjnë drejtuesit e tjerë në muaj ai i ka në një javë. Mendohet që kjo mund të ketë qenë dhe arsyeja e përplasjes së tij me Aleksandër Frangajn.
 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?