Konkurrenca e pandershme, protestojnë taksistët në Shkodër: Dorëzojmë targat nëse policia nuk frenon informalitetin

17 Shkurt 2023, 17:33| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 17:47

  • Share

Taksistët e licencuar në Shkodër kanë protestuar këtë të premte kundër informalitetit i cili sipas tyre dominon tregun e transportit ne metropolin verior.

“Qendra është e mbushur me automjete qe punojnë pa licencë. Po kështu ka dhe informalitet brenda llojit, taksistë që kanë licencë por nuk paguajnë sigurimet shoqërore”

Ata thanë se paguajnë rregullisht taksat dhe vendqëndrimet por hasin çdo dite me taksistët e palicencuar të cilët konkurrojnë në mënyrë të pandershme përmes çmimeve.

“320 mijë lek paguaj për licencën dhe 250 për parking vjetor. Dal në mëngjes e kthehem në darkë në shtëpi me 20 mijë lek xhiro”.

Për këtë situate janë njoftuar Policia e Shkodrës, Bashkia si dhe Sektori i Krimit Ekonomik por përgjigja e vetme ka qene indiferenca.

“Kemi shkuar tek kryetari i bashkisë, tek drejtori i taksave nuk kemi marrë zgjidhje. Po kështu tek shefi i policisë dhe tek krimit ekonomik kemi bërë ankesë por s’kemi marrë përgjigje”.  

Të revoltuar, taksistët e Shkodrës thanë se do dorëzojnë targat nëse nuk frenohet informaliteti.  

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjin prenga: 17/02/2023 19:40

    Taksistët i përgëzoj për nisiativën dhe guximin. Megjithëse me shumë vonesë,them se kanë bërë gjënë e duhur. Korrupsioni ka arritur kulmin,informaliteti është në çdo qelizë të administratës së shtetit. Turp,turp i madh,shumë turp, në çdo anë edhe drejtim;vetëm trurpi të del në shikim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?