Foto ilustrim

Ekonomi

Konkurrenca hetim bankave si përzgjedhin kompanitë e sigurimit të jetës për kreditë, kërkon dhe ndihmën e qytetarëve

26 Gusht, 14:58| Përditesimi: 26 Gusht, 15:01

  • Share

Autoriteti i Konkurrencës është duke hetuar mënyrën se si bankat e nivelit të dytë përzgjedhin kompanitë e sigurimit të jetës për klientët që marrin kredi hipotekore.

Sikurse shumë qytetarë kredimarrës janë në dijeni, bankat e nivelit të dytë e kanë të detyrueshme sigurinë e jetës në rastin e një kredi hipotekore.

Por si përzgjidhet shoqëria e siguracionit të jetës kur merret një kredi në bankë? Pikërisht këtë hetim të thelluar po bën Autoriteti i Konkurrencës dhe në këtë pikë kërkon edhe ndihmën e qytetarëve të cilët kanë marrë kredi, që të japin informacion se si është bërë përzgjedhja nga ana e tyre e kompanisë së sigurimit të jetës gjatë viteve 2021-2025.

“Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës që ka marrë kredi dhe ka paguar në lidhje me sigurimin e jetës për kredinë, të japë me dëshirë informacion dhe dëshmi mbi eksperiencën e tyre”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Hetimi i Konkurrencës ka për objektiv vetëm mënyrën se si kredimarrësit kanë zgjedhur kompaninë e siguracionit të jetës.

Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës:

Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës pranë bankave të nivelit të dytë të kontribuojnë me informacion mbi mënyrën sesi është bërë përzgjedhja nga ana e tyre e shoqërisë ku kanë bërë sigurimin e jetës për kreditë që kanë marrë gjatë viteve 2021 – 2025.

Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës pranë bankave të nivelit të dytë të kontribuojnë me informacion mbi mënyrën sesi është bërë përzgjedhja nga ana e tyre e shoqërisë ku kanë bërë sigurimin e jetës për kreditë që kanë marrë gjatë viteve 2021 – 2025.

Autoriteti i Konkurrencës është në një faze të avancuar të hetimit të thelluar lidhur me praktikat e bankave të nivelit të dytë në tregun e sigurimit të jetës të lidhur me kreditë.

Qëllimi kryesor i këtij hetimi është forcimi i konkurrencës nëpërmjet ekzistencës së një tregu të lirë dhe konkurrues, ku kredimarrësit të kenë mundësi të zgjedhin lirisht, ofertën më të mirë

Hetimi mbulon periudhën 07.11.2021 deri më 26.03.2025 dhe ka si objekt verifikimin e rrethanave në të cilat kredimarrësit kanë realizuar sigurimin e jetës për kreditë e tyre gjatë kësaj periudhe.

Në kuadër të këtij procesi, Autoriteti i Konkurrencës fton çdo kredimarrës që ka marrë kredi dhe ka paguar në lidhje me sigurimin e jetës për kredinë, të japë me dëshirë informacion dhe dëshmi mbi eksperiencën e tyre. Në mënyrë të veçantë, kërkohet që kredimarrësit të informojnë Autoritetin për çdo rast kur:

1. nuk u është dhënë mundësia të zgjedhin lirisht shoqërinë e sigurimit të jetës, apo;

2.vlerësojnë se kanë pasur pengesa apo detyrime të imponuara nga bankat lidhur me këtë zgjedhje.

Kontributi i qytetarëve është i një rëndësie të veçantë për të mundësuar një hetim të plotë, të drejtë dhe transparent në mbrojtje të konkurrencës së lirë dhe të ndershme në treg.

Kredimarrësit që dëshirojnë të ndajnë informacionin e tyre, mund të paraqiten pranë Autoritetit të Konkurrencës ose të kontaktojnë në adresën zyrtare :[email protected].

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • xxxx: 26/08/2025 21:51

    nuk e kuptoj cdo te thote sigurim jete apo shtepie ne vend te sigurim i pergjegjesive dhe garancise kjo vlen si per bankat dhe gjykatat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?