Autoriteti i Konkurrencës hetim për koncesionin e pompave të naftës: Nisi pas ankesës së disa kompanive, ka hapësirë për abuzime

28 Prill 2022, 17:10| Përditesimi: 28 Prill 2022, 18:07

  • Share

TIRANË- Pas hetimit të nisur për tregun e karburantit në vend, Autoriteti i Konkurrencës ka nisur një hetim paraprak edhe ndaj kompanisë koncesionare NOA CONTROL me pronar Gentian Sulën, që është e vetmja që ofron shërbimit e verifikimit të instrumenteve shpërndarëse (pompave) të karburantit dhe gazit të lëngshëm. Hetimi është hapur për të verifikuar nëse koncesionari abuzon me pozitën dominuese në treg.

Sipas Konkurrencës hetimi paraprak ka nisur pas një ankese të bërë nga disa kompani për pozitën dominuese që ka kompania koncesionare në ofrimin e këtij shërbimi, duke qenë se NOA CONTROL ofron disa shërbime ndaj subjekteve të tregtimit të karburanteve.

Pas vlerësimit të ankesës së bërë Autoriteti i Konkurrencës, ka dalë në përfundimin që nga të drejtat ekskluzive që i janë dhënë koncesionarit krijojnë atij mundësinë për të abuzuar me pozitën dominuese që ka fituar, për këtë arsye është vendosur të hapet hetimi paraprak që prej datës 15 shkurt dhe përfshin periudhën 1 Janar 2019 deri në 31 Janar 2022.

Kjo kompani ofron edhe shërbime të tjera si inspektime të depozitave të naftës e GLN-së, apo lëshimin e vërtetimeve teknike për subjektet që kryejnë aktivitet në fushën e përpunimit, transportit, tregtimit të gazit, naftës dhe nënprodukteve të tyre. Shërbime këto që ofrohen gjithashtu edhe nga subjekte të tjera të Miratuara.

Kontrata me kompaninë private u miratua në 2019, duke i dhënë të drejtat ekskluzive për kontrollin e pompave të naftës, për 20 vite. Në muajin shkurt në kulmin e krizës së çmimeve, koncesionari i kontrollit të pompave kërkoi rritje të tarifës për shërbimin që kryen, që nëse miratohet sjell rritje më tej të çmimit të karburantit. 

Aktualisht tarifa e kontrollit të pompave në pikat e karburanteve është 14,400 lekë me TVSH në vit për çdo pompë, pasi ndryshe nga sa ndodhte kur shërbimi ofrohej nga metrologjia që e bënte kontrollin një herë në vit, me marrjen e kompetencave nga privati, kontrolli bëhet dy herë në vit me nga 7200 lekë për çdo pompë.

Ekstrakti i  kompanisë koncesionare NOA CONTROL

( Kliko këtu ) për të lexuar vendimin autoritetit të konkurrencës

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ana: 28/04/2022 18:47

    Tani qe filloi hetimet Autoriteti, shpetuam nga abuzimet. Shifni faqen e QKB se kush e ka kete kompani NOA,(emrat e dy femrave jane fiktive) dhe kuptojeni se seriozisht ka per tu bere ky hetim.

    Përgjigju
  • Riku: 28/04/2022 18:36

    Haha ...autoriteti eshte kot. Ne cdo treg ka ushqime skarco. Dhe jashte standartit. Kjo eshte kryesorja. Qe sduhej toleruar nga shtetit. Por kur tolerohen ushqimet...keto te tjerat jane...e dini vete ju te gjith... Ndaj autoriteti duhet te zgjidhet nga populli, si presidenti, si cdo drejtor enti te pavarur. Athere ka shpres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?