Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në emër të transparencës, ftoi sot të interesuarit që të vëzhgojnë procesin e konkursit të infermierëve. Vëzhguesit do të mund të shikojnë depozitimin e dokumentacionit të aplikantëve, testimin me shkrim, vlerësimin e kandidatëve dhe shpalljen e listës fituese.
Statusi i ministres Manastirliu
Programi i Transparencës
Ftesë
Të gjithë përfaqësuesve të grupeve të interesit, shoqatave, partnerëve të interesuar, të ndjekin ecurinë e Platformës Infermierë për Shqipërinë, në kuadër të Programit të Transparencës të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe konkursit të tretë të shpallur, ftohen të depozitojnë kërkesën e tyre për të patur statusin e vëzhguesit të procesit gjatë:
- Depozitimit të dokumentacionit të aplikantëve
- Testimit me shkrim
- Vlerësimit të kandidatëve
- Shpalljes së listës fituese
Për të përfituar statusin e vëzhguesit për thirrjen e 3-të të shpallur në portalin infermierëpërshqipërinë.al
Lutem depozitoni:
Jetëshkrimin tuaj, Motivacionin dhe Letrën mbështetëse nga struktura jo qeveritare që përfaqësoni, në emailin: info@shendetësia.gov.al, brenda datës 18 Dhjetor 2018.
Nga ky proces do të vlerësohet një ekip me 3 vëzhgues.