Hyrjes në garë dhe zhvillimit të një konkursi për të fituar të drejtën e studimit në degën Mjekësi e Përgjithshme nuk do t’i shpëtojnë as maturantët e diasporës të cilin synojnë studimet në Universitetin e Mjekësisë ë Tiranë.
Të hënën e 18 shtatorit edhe kandidatët nga trojet shqiptare që kanë aplikuar pranë Fakultetit të Mjekësisë në degën ‘Mjekësi e Përgjithshme ‘ do të zhvillojnë testimin e digjitalizuar pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore në orën 12:00.
Universiteti do të pranojë 30 studentë në total nga trojet (5 Kosova, 5 Maqedonia e Veriut, 5 Mali i Zi, 5 Presheva, 5 Bujanovci dhe 5 Medvegja), por në konkurs marrin pjesë 23 kandidatë ndonëse kuotat për diasporën janë më shumëse numri I kandidatëve konkurrues. Testi I digjitalizuar përbën 30% të peshës së pranimit në Universitetin publik, pasi 70% të vlerësimit e përbën mesatarja e gjimnazit së bashku me atë të provimeve shtetërore.