Politikë

Rezidencat qeveritare në ‘rijetësim’, Rama: T’i kthejmë në funksion të interesit publik! Mes tyre, edhe ish-vila e Enver Hoxhës në Vlorë

4 Qershor, 09:29| Përditesimi: 4 Qershor, 16:13

  • Share

Rezidencat qeveritare të vendit që aktualisht janë të amortizuara dhe përdoren pak ose aspak do të rimarrin jetë për t’i kthyer ato në destinacione të një turizmi elitar dhe pritje të personaliteteve të rëndësishme që vizitojnë Shqipërinë.

7 studio arikitekturore ndërkombëtare, që Korporata e Investimeve i kaloi në fazën e dytë, prezantuan projekt-idetë e tyre për transformimin e rezidencave qeveritare në Velipojë dhe Vlorë. 

I pranishëm në aktivitet, Kryeministri Rama tha se qëllimi është rikthimi i aseteve në funksion publik, por jo vetëm. Kryeministri tha se gara bëhet për dy projekte, njëri për vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha në Vlorë dhe tjetri për një rezidencë qeveritare në zonë e Velipojës.

“Kjo është rruga për t’i kthyer këto asete në funksione me interes publik dhe nga ana tjetër për t’i rijetësuar duke e futur shtetin si partner dhe duke i dhënë mundësi sipërmarrjes që t’i transformojë në burim të ardhurash dhe ky është rasti i dy projekteve për të cilat bëhet konkursi i sotëm; njëri për vilën e udhëheqësit dhe diktatorit shqiptar në Vlorë dhe tjetri për një tjetër rezidencë qeveritare ne zonën e Velipojës”

 “Hospitality Albania” siç tha kreu i qeverisë është bazuar në modelet e Italisë dhe Spanjës, ndërsa shteti do të konsiderohet partner në këtë investim që pritet të sjellë të ardhura.

"Është një rrugë e re që ne po e shkelim, besoj unë  me sukses, po mbi të gjitha  ku po shikojmë praktikisht potencialin e madh që ka vënia në shfrytëzim e aseteve shtetërore për ta përfshirë publikun përmes shtetit si një palë e interesuar. duke e vënë shtetin në rolin e një pronari të zakonshëm, si palë në sipërmarrje, ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re, faktikisht financiare për shtetin, duke u bazuar tek modelet më të mira në Europë", tha Rama. 

Projekti do të luajë një rol të rëndësishëm në rigjallërimin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave, duke i kthyer këto prona në qendra tërheqëse të ndërthurura me inovacionin dhe peizazhin natyror.

Nisma “Hospitality Albania” synon të çlirojë dhe të maksimizojë potencialin e këtyre aseteve të veçanta, duke i integruar në tregun fitimprurës global të turizmit, një sektor kyç për të ardhmen e zhvillimit të Shqipërisë. Projekti do të luajë një rol të rëndësishëm në rigjallërimin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave, duke i kthyer këto prona në qendra tërheqëse që reflektojnë harmoninë mes inovacionit dhe peizazhit unik natyror.

Përmes kësaj nisme, synohet krijimi i një precedenti për zhvillimin e qëndrueshëm dhe efikas të pronave shtetërore, duke kombinuar arkitekturën bashkëkohore dhe teknologjitë më të avancuara me një vizion të integruar për luksin, mikpritjen dhe qëndrueshmërinë. Procedura konkurruese ndërkombëtare për realizimin e projektit të investimit “Hospitality Albania“ zhvillohet nëpërmjet dy fazave: faza e kualifikimit dhe faza e përzgjedhjes.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?