Pikturat nga konkursi

Sociale

Konkursi ‘Shqipëria ime’, ministrja e Arsimit fton fituesit: Krenare për këta artistë të shkëlqyer

3 Dhjetor 2021, 10:57| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 11:02

  • Share

Tradita e konkursit të pikturës “Shqipëria Ime” gjatë muajit të festave të nëntorit ka vijuar edhe këtë vit. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi i ftoi fituesit e këtij konkursi në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Krenare për këta artistë të shkëlqyer, për talentin dhe artin e tyre, por sidomos për vlerat e larta të atdhedashurisë që na kanë përcjellë me punimet e tyre”- shkruan Kushi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një video mjaft të veçantë me momentet më të bukura me fëmijët, të cilët i përkasin klasave dhe moshave të ndryshme.

“Këto piktura do t'i gjeni të ekspozuara edhe në hollin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e cila do të jetë e hapur gjatë muajit dhjetor për të gjithë të interesuarit, sigurisht në zbatim të të gjitha masave anti-COVID”, e nënvizon Ministrja Kushi.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?