Boksieri dhe stacioni i trenit ku u gjet i vrarë 23 vjeçari

Konsiderohej si një ndër talentet e boksit gjerman, 23 vjeçari shqiptar gjendet i vrarë me thikë në stacionin e trenit

4 Janar 2023, 07:33| Përditesimi: 4 Janar 2023, 08:24

  • Share

Mëngjesin e të shtunës së 31 dhjetorit, punonjësit e një hekurudhe në stacionin Gunzenhausen të Gjermanisë, kanë gjetur të pajetë një 23 vjeçar i cili raportohet të jetë shqiptar.

Sipas gazetës gjermane, BILD, i riu është goditur me thikë derisa ka ndërruar jetë. 23 vjeçari i identifikuar si Liridon.B, kishte qenë më parë kampion boksi për të rinjtë në Bavarinë e Veriut për peshën e lehtë deri në 60 kilogramë. 

Dikur ai vlerësohej si një ndër talentet më premtues të boksit, por ish trajneri i tij ka zbuluar se Liridoni kishte nisur të shoqërohej me persona jo të mirë. 

“Më pas ra në rrugë të këqija”, thotë ish-trajneri i tij Ralf Markert. “Shoqëri të keqe, drogë, burg. Pas burgut erdhi te unë në stërvitje, donte të kthehej në boks. Më premtoi se më nuk do të bënte marrëzira. Por, para një viti e la përfundimisht sportin”.

Më 31 dhjetor Liridon B. ishte përplasur fizikisht rreth orës 6 të mëngjesit me shokun Andreas M. (23). Liridoni e goditi atë me thikë dhe e lëndoi rëndë.  Ky i fundit shkoi në klinikë për t’u mjekuar. Dy orë e gjysmë pas kësaj përleshje, Liridon B. u gjet pa shenja jete në hekurudhë. Kishte plagë nga një mjet i mprehtë. Çfarë ndodhi është ende e paqartë. Policia e përjashton mundësinë që Andreas M. e ka sulmuar.

Policia është duke kërkuar për informata për rastin dhe për të dyshuar. Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që Liridon B. ta ketë goditur veten me thikë nën ndikimin e drogës.


Viktima, 23 vjeçari Liridon.B

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?