Kampioni i sërfit në Kosta Rika, Kalani Dejvid, ka ndërruar jetë teksa merrej me pasionin e tij të madh.
Lajmi i trishtë është njoftuar pak orë më parë, ndërsa raportohet se 24-vjeçari vuante nga ‘epilepsia’. 6 vitë më parë Dejvid kishtë pësuar një krizë të rëndë, por në atë rast kishte mundur të mbijetonte. Mirëpo këtë herë fati nuk ka qenë me të, pasi ai ishte duke bërë sërf kur ngjarja ndodhi.
Në moshën 14-vjeçare, Dejvid konsiderohej si një nga sërfistët më të mirë në botë.
Komento