Vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë

Konsiderohej si një prej qyteteve më të sigurta në botë, ekzekutohen 5 persona në Toronto! Agresori qëllohet për vdekje nga policia

19 Dhjetor 2022, 15:55| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 16:00

  • Share

Pesë persona janë ekzekutuar nga të shtënat me armë një njësi banimi  në Toronto të Kanadasë. Vetë autori i ngjarjes është vrarë nga policia pasi kreu krimin e rëndë.

Kjo ngjarje ka tronditur banorët, pasi Toronto njihet si një prej qyteteve të mëdha më të sigurta në botë.

“Kur mbërriti policia, ndodhi një shkëmbim zjarri mes policëve dhe autorit të ngjarjes i cili u qëllua dhe ndërroi jetë në vendngjarje”-thuhet në informacionet e publikuara nga mediat e huaja.

"Skena e tmerrshme," shtoi shefi i policisë në York, James MacSween. “Gjashtë të vdekur. Një prej tyre është agresori. Pesë të tjerët janë viktima.”

Një tjetër person u dërgua në spital ku tashmë ndodhet në gjendje të qëndrueshme për jetën. Policia evakuoi ndërtesën derisa u siguruan që nuk kishte asnjë rrezik potencial për banorët të cilët më pas u rikthyen në banesat e tyre.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?