Ajo ç’ka kërkon çdo parti fituese në zgjedhje, në vendet demokratike është konsolidimi i shtetit. Forcimi i procedurave për zbatimin e ligjit, lirisë së fjalës, mendimit, votës dhe lëvizjes së lirë, rritjen e mirëqenies, ekonomisë, biznesit, etj, janë disa nga pikat programore të çfo force politike. Por sa zbatohen në praktikë gjith1% pikat programore ? Eksperienca 33 vjeçare e postokomunizmit në Shqipëri, ka treguar se, partitë politike, sapo fitojnë zgjedhjet, “startin” e ulin pas vitit të parë të pushtetit.
Rritja e nevojës së forcimit të pushtetit dhe jo konsolidimit të shtetit, ka qenë “defekti” kryesor i tyre. Kjo ka ndodhur pas 22 Marsit 1992 kur Partia Demokratike erdhi në pushtet, kjo ndodhi edhe pas 1997 kur Partia Socialiste mori pushtetin. Forcimi i rolit të kryetarit, kryeministrit, presidentit, ministrit apo dhe në nivele të dyta, solli forcimin e pushtetit të individit, duke lënë pas dore forcimin e shtetit.
Shteti që ngriti Berisha- 1 dhe Berisha -2 apo dhe Nano-1 dhe Nano-2, ishin në shkelje flagrante të vijueshmërisë dhe normalitetit të një shteti ligjor. E ndërsa Berisha, ngriti shtetin policor, brënda dhe jashtë partisë tij, ku gjithçka ( madje edhe mbledhjet e seksioneve në rrethe vareshin nga ai) varej nga fjala dhe firma e tij, Nano e denigroi shtetin në mënyrën më të keqe të mundshme. Kjo solli tejzgjatjen e periudhës së tranzicionit në Shqipëri.
Shteti për afro 2 dekada, ishte pronë e një njeriu, e një “dore”, ashtu siç ishin partitë politike. Kurrë më parë se periudha deri në 2013, Shqipëria nuk ka shijuar siç duhet, forcimin e shtetit. Fenomenet negative si trafiqet, kontrabanda, krimet dhe rrjetet kriminale, drogat, kanabizimi i fushave, maleve dhe brigjeve lumore, rritja e analfabetizmit, lulëzimi i universiteteve private, shkaterrimi i vlerave kombetare, ishin “produkti” i qeverisjeve të drejtuara nga një njeri i vetëm. Sistemi i drejtësisë, ishte mbështetësi i çdo veprimi dhe akti antiligjor, pasi ishte totalisht i varur nga politika. Shqipëria deri në 2013, ngjasonte me çdo shtet afrikan apo amerikanolatin. Qytetet ishin të kioskëzuara, ku dhe plehrat digjeshin në fusha periferike. Pasoja të tilla, ishin nga keqeverisja dhe përqëndrimi i pushtetit në një “dorë” në atë të kryeministrit. Institucioni i kreut të qeverisë, ishte ndotur, dhe konceptuar si “kolltuk dhe privilegj i trashëguar”.
Shqipëria nuk do të kishte shansin të provonte forcimin dhe konsolidimin e shtetit, në rast se në pushtet nuk do të kishte ardhur politikani i moderuar Edi Rama. Pas shembullit të dhënë si minister Kulture, apo dhe kryetar bashkie në Tiranë, Edi Rama kryeministër, i dha shqiptarëve modelin e të bërit shtet me ligje. Ishte i pari që propozoi dhe mbështeti fort, reformimin e organeve të drejtesisë, si një kusht final për të përmbysur të shkuarën bajraktariste në qeverisjen e vendit.
Ata që e provuan, u befasuan, dhe thanë “ky po rrënon demokracinë, lirinë, biznesin, ekonominë”..etj. Kjo për faktin, sepse gjithë jeta e shqiptareve ishte lidhur “nyje” me antiligjin, rrumpallën, antishtetin, kaosin. Uniformat e shtetit kapeshin dhe gjuheshin me gurë, kurse borxhi publik rritej me shpejtësi alarmante. Edi Rama, ishte i vetmi që vuri në “hundut” institucionet, individin, dhe përditshmerinë e jetës së shqiptareve.
Rrugë tjetër nuk kishte. Vendi duhej të bëhej, ndryshe rrezikonte kapitullimin, shkaterrimin. Konsolidimi i shtetit, është sot arritja më e madhe e një politikani që arriti ti japë Shqipërisë emrin dhe vendin e duhur në Ballkan, Europë dhe botë. Kaq sa ka bërë (duke mos përmendur të tjerat) ja vlen të qeverisë i sigurtë, ndoshta edhe për 3 mandate të tjera, pa u menduar dhe munduar gjatë.
Nuk i heq 1 presje Bravo
Përgjigjusakte por jane bo edhe gabime sa dush