Kosova & Rajoni

Konstitimi i Kuvendit dështoi për herë të nëntë, analisti për Report Tv: Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse VV nuk tërheqin emrin e Haxhiut

1 Maj, 14:49| Përditesimi: 1 Maj, 15:00

  • Share

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështoi për të nëntën herë. Kryesuesi i seancës propozoi që votimi për zgjedhje e kryetarit të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo u refuzua nga të gjitha partitë përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

Në lidhje me këtë ngërç politik analisti Valon Arifi tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se nëse VV vazhdon të propozojë emrin e Albulena Haxhiut ngërçi do të vijojë.

“LDK ka kohë që refuzon takimet me Kurtin gjatë muajve të fundit. Ndërkohë Memli Krasniqi e konfirmoi takimin që dje ku edhe kërkesa ishte si ajo e të gjithëve- që të ndërronin emrin për kryetarin e kuvendit. Nëse VV nuk tërhiqet ngërçi do të vazhdojë. Tani dihet se Haxhiu nuk do t’i sigurojë votat për tu zgjedhur kryetare e Kuvendit” tha analisti.

Teksa u pyet nga gazetari Nertil Agalliu nëse mund të kemi një koalicion midis PDK dhe VV, Arifi tha se mund të ndodh.

“Nuk do të ishte e pamundur një koalicion i tillë, për të dalë nga ky ngërç politik. Edhe mund të ndodh një marrëveshje e tillë, por jo me emrin e Kurtit kryeministër. Nuk mendoj se ata i kanë numrat për ta votuar Kurtin”, nënvizoi Arifi.

Në fund të intervistës analisti shtoi se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të mos tërheqjes së emrit Haxhiut. Këto seancat e stërzgjatura janë një lojë politike e VV për të fituar kohë ose për të transferuar ndonjë deputet. VV po mundohet të sigurojë votën e 61. Nëse ata duan të zgjedhin kryetarin e Kuvendit unë mendoj të propozojnë Fatmir Limaj" tha analisti.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?