Vjosa Osmani

Kosova & Rajoni

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Presidenca: Është urgjencë shtetërore

19 Gusht, 15:36| Përditesimi: 19 Gusht, 16:24

  • Share

Presidenca e Kosovës po e sheh urgjencë shtetërore konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit. Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”, kanë thënë nga Presidenca.

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër nga ora 11:00. Kjo seancë vjen pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese për ngërçin në Kuvend.

Presidenca ka theksuar se zvarritja e deritanishme e konstituimit të Kuvendit ka dëmtuar jo vetëm kredibilitetin e institucioneve e zhvillimin e vendit, por edhe përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Presidenca ka apeluar të gjithë deputetët që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, në frymën e bashkëpunimit dhe të mirëbesimit./Kosovapress

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se takimet e Trump me Putin e Zelenskyn do sjellin paqen në Ukrainë?