Politikë

Konstituimi i qarkut Lezhë, Lleshaj flet si drejtues politik: Përfaqësuesit duhet të na ngjajnë ne

6 Shtator 2019, 18:39| Përditesimi: 6 Shtator 2019, 18:41

  • Share

Sot u konstituua Këshilli i qarkut Lezhë. Në krye të këtij Këshilli është zgjedhur Eduart Ndreca. Ky i fundit ishte kandidatura e vetme për postin e kryetarit. I pranishëm në mbledhje ishte dhe drejtuesi politik i qarkut, Sandër Lleshaj.

"Mora pjesë sot në mbledhjen e konstituimit të Këshillit të Qarkut Lezhë. Gjatë kësaj mbledhjeje u zgjodh Kryetari i Këshillit të Qarkut, z. Eduard Ndreca, Zv.kryetari Agron Ivani, si dhe kryesia e re e Këshillit të Qarkut. Në fjalën në përfundim të mbledhjes theksova, ndër të tjera, rëndësinë e madhe që ka zgjedhja e personaliteteve me peshë të mirëfilltë përfaqësuese, për të gjithë qytetarët.

“Përfaqësuesit tanë duhet të na ngjajnë ne. Ata duhet të jenë si ne në nder, në vlera, në qytetari, në profesionalizëm, në devocion ndaj detyrës dhe qytetarëve, etj. Qytetarët duhet të gjejnë një shembëllim të vlerave të veta tek drejtuesit që zgjedhin për të prirë.

Unë dua të besoj fort, se tek drejtuesit e rinj të Qarkut, qytetarët e Kurbinit, Lezhës dhe Mirditës shohin një pjesë të mirë të vetes së tyre. Ky është një hap i vogël, por i rëndësishëm për vendosjen e standardeve të reja në qeverisjen vendore", nënvizova në mbledhje" shkruan Lleshaj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?