Politikë

Konstituohet Komisioni Hetimor për 25 prillin, raporti final në 12 janar 2022! Kërkesë për informacion në 19 institucione, Rama dhe 21 zyrtarë të tjerë do thirren dëshmitarë! Lista

18 Tetor 2021, 15:21| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 20:36

  • Share

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, 4 ministra dhe drejtuesit e institucioneve kryesore ligjzbatuese në vend, do të thirren si dëshmitarë në Komisionin e Posaçëm Hetimor të ngritur këtë të hënë, për parregullsitë në procesin zgjedhor të 25 prillit.

Drejtorë e ish-drejtorë policie, drejtues të 61 bashkive, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe AKSHI-t, do të duhet të përgjigjen para 15 deputetëve, lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike, për manipulim të vullnetit të zgjedhësve.

Ndër çështjet kryesore që do të trajtojë ky komision me afat 3-mujor do të jenë patronazhistët, shpërndarja e fondit të rindërtimit gjatë periudhës zgjedhore, tenderat publikë si edhe punësimi i 13 mijë individëve në administratë. Të gjitha këto, nga demokratët konsiderohen si përdorim i pushtetit në funksion të shit-blerjes së votës. Në funksion të këtij objekti hetimor, do të kërkohen informacione në 19 institucione shtetërore duke përfshire edhe medota e tjera hetimor, përfshirë kqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse.

Në mbledhjen e sotme e cila ka zgjatur rreth 2 orë e gjysmë, është bërë konstituimi i Komisionit Hetimor, ku nuk munguan debatet mes palëve ku opozita dhe maxhornaca fillimisht nuk ranë dakord mbi rregulloren e Komisionit. Sipas PS, drafti i paraqitur nga Alibeaj ka nevojë për ndërhyrje dhe nuk mund të miratohet në mbledhjen e sotme, por kërkuan që sot të zgjidhej Sekretari i Komisionit. Kjo u kundërshtua nga Alibeaj, i cili tha se nuk mund të zgjidhet Sekretari pa miratuar rregulloren, duke propozuar që opozita dhe maxhoranca të zgjedhin nga një përfaqësues dhe t'u lihet 2 ditë kohë për të diskutuar ndryshimet në rregullore.

Komisioni votoi pro këtij propozimi, ku përfaqësues i PD do të jetë Ervin Salianji dhe nga PS Nasip Naço, ndërsa mbledhja e radhës për miratimin e rregullores dhe u përcaktua më 20 tetor, megjithatë nuk pati një dakordësi për zgjedhjen e Sekretarit. Kjo nuk ishte një problem për kryetarin e komisionit, Ekelejd Alibeajn, i cili e mbylli mbledhjen pavarësisht diskutimeve, duke thënë se edhe për Sekretarin do të vendoset në mbledhjen e 20 tetorit.

Afati i këtij Komisioni do të jetë 3 mujor dhe Prezantimi i Raportit Final do të bëhet në 12 janar 2022.

Objekt i veprimtarisë së komisionit Hetimor
1.Verifikimi i përdorimit të të dhënave personale për qëllime elektorale;
2.Verifikimi i përdorimit të fondeve publike për qëllime elektorale, duke përfshirë edhe shpërblimin e dëmeve nga tërmeti i vitit 2019;
3.Verifikimi i përdorimit të procesit të legalizimeve të ndërtimeve informale për qëllime elektorale;
4.Verifikimi i punësimeve në administratën publike për qëllime elektorale.

Çfarë synohet nga Komisioni Hetimor?
Hetimi do të synojë nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, mbrojtjen e integritetit te procesit zgjedhor, përfshirë garantimin e lirisë së votës, rritjen e besimit të publikut, mirëmenaxhimin e buxhetit të shtetit.

Përbëra e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit
1.  Enkelejd Alibeaj    Kryetar                  PD 
2.  Toni Gogu             Zëvendëskryetar   PS
3. Klotilda Bushka      anëtare                 PS
4. Blerina Gjylameti    anëtare                 PS
5. Aurora Mara           anëtare                  PS
6. Klevis Xhoxhi         anëtar                     PS
7. Nasip Naço            anëtar                     PS
8. Petro Koçi              anëtar                     PS
9. Bardhyl Kollçaku    anëtar                     PS
10.Gazmend Bardhi   anëtar                     PD
11. Oerd Bylykbashi   anëtar                     PD
12. Ferdinand Xhaferraj      anëtar            PD 
13. Ervin Salianji         anëtar                     PD 
14. Kreshnik Çollaku   anëtar                     PD 
15. Petrit Vasili            anëtar                      deputet i pavarur

1. Xhemal Qefalia       anëtar zëvendësues   PS
 2. Etjen Xhafaj           anëtar zëvendësues    PS 
3. Arbi Agalliu              anëtar zëvendësues    PD
4. Lindita Metaliaj        anëtare zëvendësuese  PD

 

Ora 17:50
Kalendari i Punës së Komisionit Hetimor, Raporti final do të prezantohet në 12 janar 2022

Puna e Komisionit Hetimor do të përfundojë në datën 12 janar 2022. Është ky afati përfundimtar për Komisioni Hetimor për 25 prillit, e ndërsa janë përcaktuar në kalendar të gjitha datat konkrete se si do të vijojë puna e tij. 

Kalendari i punimeve të Kuvendit
Ora 17:26
‘25 prilli masakër zgjedhore? Komisioni Hetimor do të kërkojë informacione nga 19 institucione (LISTA e plotë)

1634571665_Screenshot1.jpg

Për realizimin e synimit të tyre, Komisioni Hetimor për 25 prillin do të kërkojë informacione në 19 institucione. Report Tv ka zbardhur të plotë listën e këtyre insitucioneve prej të cilave do të kërkohet informacione si edhe dokumentet konkrete që u nevojiten. Megjithatë, sqarohet se Komisioni Hetimor përveç marrjes së informacioneve zyrtare, kanw njoftuar se do të përdorin të gjitha metodat e hetimit përfshirë kqyrjen, kontrollin apo sekuestrimin e akteve pranë institucioneve përgjegjëse.

" Konkretisht, do të kërkohen ndër të tjera, por pa u kufizuar vetëm në to, dokumentet apo informacionet e mëposhtme:
Informacione apo dokumente të dërguara nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për numrin e procedimeve penale, lidhur me krimet zgjedhore dhe fazën e tyre;
Informacione apo dokumente të dërguara nga Prokuroria e Përgjithshme për numrin e procedimeve penale, lidhur me krimet zgjedhore dhe fazën e tyre;
Informacione apo dokumente të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për numrin e shtetasve të ndaluar, të arrestuar dhe numrin e rasteve të referuara për krime zgjedhore;
Informacione apo dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit mbi gjendjen e rezervave të shtetit në depozitat qëndrore dhe lokale për cdo muaj në përiudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Inspektoriati Qëndror dhe të gjitha inspektoriatet e tjera që veprojnë në Shqipëri për numrin e inspektimeve të kryera, numrin e gjobave dhe sanksioneve të vendosura, numrin e sanksioneve/gjobave të revokuara me vendim administrativ/gjyqësor në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
Informacione apo dokumente nga Agjencia e Prokurimeve Publike për numrin e tenderave, koncesioneve, PPP-ve për periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
Informacione apo dokumente nga bashkitë dhe Këshilli Kombëtar i Territorit për numrin e lejeve të ndërtimit të dhënë në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
Informacione apo dokumente nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës për numrin e lejeve të legalizimeve në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021, të ndarë sipas muajve;
Informacione apo dokumente nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin për numrin e banesave të ndërtuara/rindërtuara, për të cilat janë dhëne celësat e banesave në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për numrin e shtetasve shqiptarë që ndryshuan adresat e banimit në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Departamenti i Administratës Publike për numrin e punonjësve të institucioneve publike, vendore apo qëndrore, në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga 61 bashkitë e vendit, agjencinë e varësisë dhe kompanitë publike, për numrin e punonjësve në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 61 bashkitë e vendit lidhur me nmrin e familjeve që kanë përfituar ndihmë ekonomike, apo shtesa të përhershme/përkohshme të masës së ndihmës, në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe bashkitë Durrës, Tiranë, Kavajë, Lezhë, Rrogozhinë, Vorë, Krujë, Lac dhe Mirditë për shpërblimet e dhëna familjeve të prekura nga tërmeti, në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Informacione apo dokumente nga Prokuroria e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me fazën e hetimeve lidhur me bërjen publike të të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës;
Informacione apo dokumente nga Agjencia Kombëtare e Shërbimit të Informacionit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile lidhur me mbledhjen, përpunimin, administrimin dhe mbrojtjen e të dhënave personale;
Informacione apo dokumente nga Ministria e Brendshme lidhur me numrin e shqiptarëve me të drejtë vote që jetojnë jashtë Shqipërisë, vecanërisht atyre që jetojnë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut;
Informacione apo dokumente nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi numrin e shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin e RSH-së në periudhën 19.04.2021 – 25.04.2021, nga Republika e Greqisë dhe Maqedonia e Veriut; listën e plotë të këtyre personave;
Informacione apo dokumente nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural lidhur me rimbursimet, tollonat e karburantëve dhënë fermerëve në periudhën 01.01.2020 – 30.04.2021;
Çdo informacion tjetër të nevojshëm për përmbushjen e detyrave nga ana e Komisionit, sipas objektit të punës së Komisionit", thuhet në dokument.

Ora 17:20
Punësimi i 13 mijë personave të rinj në administratë, patronazhistët, përdorimi i i fondeve të tërmetit, 9 pikat kryesore pse PD kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor

1634570663_Screenshot1.jpg

Report Tv ka zbrdhur 9 pikat, mbi të cilën është bazuar PD-ja për të ngritur Komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Mes tyre është çështja e patronazhistëve. dhënia e fondeve të tërmetit për zgjedhje, tendera publikë, punësimi i 13 mijë punonjësve të rinj në administratë, që sipas tyre është bërë për qëllime elektorale. 

"Përvec fenomeneve kriminale të shtrira në të gjithë vendin të blerjes së votës përmes bashkëpunimit të ngushtë dhe të hapur me rrjetet kriminale, Partia Demokratike ka konstatuar edhe 9 rrethana konkrete të parregullsive të rënda të procesit zgjedhor, si më poshtë vijon:

1.Përdorimi i të dhënave personale i 910.000 qytetarëve shqiptarë (patronazhistët) për presion ndaj votuesve dhe asgjësimin e fshehtësisë së votës;
2.Pagesa e 125 milionë eurove nga fondet publike përgjatë fushatës zgjedhore për shpërblimin e dëmeve për mijëra familje që u prekën nga tërmeti i vitit 2019, në shkelje të ligjit, me qëllim blerjen e votave familjare nga familjet në nevojë;
3.Dhënia e tenderave publikë dhe koncesioneve të mëdha, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe aktet nënligjore të KQZ-së. Shuma rekord prej 505 milionë eurosh u regjistrua në fushën e prokurimit publik në muajt Nëntor-Dhjetor 2020 për një total prej 878 kontratash dhe prokurimesh publike, në krahasim me mesataren vjetore prej 116 milionë për të njëjtën periudhë zgjedhore të mëparshme.
4.Shpenzimi i 120 milionë eurove nga bashkitë vendore për punë asfaltimi, fond i disbursuar nga Qeveria në periudhë zgjedhore për pushtetin vendor të kontrolluar nga e njëjta parti;
5.Rritja e pagave të administratës publike me 63 milionë euro në periudhë zgjedhore për qëllime elektorale;
6.Punësimi i përkohshëm i 13.000 punonjësve të rinj në administratën publike në periudhë zgjedhore për qëllime elektorale;
7.Disbursimi i parakohshëm i fondit të ndihmës ekonomike prej 2.5 milionë euro dhe shtesa e paligjshme e 20.000 familjeve në programin e ndihmës ekonomike në periudhë zgjedhore për qëllime elektorale;
8.Legalizimi i më shumë se 10.000 ndërtesave informale në shkëmbim të votës familjare, si dhe shfrytëzimi i këtij procesi nga agjencitë qeveritare në funksion të plotë të kandidatëve të Partisë Socialiste;
9.Mbyllja e pajustifikuar dhe e parregullt e kufijve shtetërorë me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, për të mos lejuar numrin e lartë të votuesve të diasporës shqiptare dhe të minoritetit grek të vinin të votonin në Shqipëri", thuhet në dokument.

Ora 17:15
Nga Rama, te ministrat deri te kreu i SPAK, kush do të thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Report Tv ka zbardhur emrat qe do te thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për 25 prillin. 

 


Edi Rama
Kryeministër i Shqipërisë
Arben Ahmetaj
Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Bledar Cuci
Ministër i Punëve të Brendshme
Belinda Balluku
Ministër i Infrastrukturës/Energjisë
Ogerta Manastirliu
Ministër i Shëndetësisë/Mbrojtjes Sociale
Frida Krifca
Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Erion Veliaj
Kryetar i Bashkisë Tiranë
Emiriana Sako
Kryetare e Bashkisë Durrës
Arben Kraja
Drejtues i SPAK
Olsian Cela
Prokuror i Përgjithshëm
Ardi Veliu
Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Gledis Nano
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Artan Lame
Drejtor i Përgjithshëm i ASHK
Linda Karcanaj
Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI
Shkëlqim Hajdari
Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qëndror
Reida Kashta
Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Prokurimeve Publike
Sokol Zaimi
Drejtor i Rezervave Materiale të Shtetit
Bledar Doracaj
Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile
Albana Kociu
Drejtor i Departamentit të Administratës Publike
Adrian Cela
Administrator i OSHEE Group
Laert Duraj
Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Postës Shqiptare
Besnik Dervishi
Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Ora 16:37
Komisioni Hetimor për 25 prillin, PS dhe PD debate për miratimin e rregullores, shtyhet me 20 tetor! Në të njëjtën datë edhe zgjedhja e Sekretarit

Mes debatesh, në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit u vendos që rregullorja të miratohet në mbledhjen e radhës të Komisionit, përcaktuar më 20 tetor, kur do të bëhet edhe emërimi i Sekretarit. Për PS-në, drafti i paraqitur nga kreu i këtij komisioni, Enkelejd Alibeaj për rregulloren e Komisionit kishte nevojë për ndërhyrje dhe ndryshime që duheshin bërë dhe nuk mund të miratohej sot, por sipas tyre kjo nuk përbënte problem për zgjedhjen e Sekretarit në mbledhjen e sotme.

"Duhej të ishte bërë një konsultim më mi mirë. Ne mund të bëjmë një mbledhje të shpejtë për rregulloren , por duam një kohë në dispozicion. Ka modele për rregulloren, por nuk ka standard. Nuk na pengon kjo për të zgjedhur sekretarin. Nuk na ndalon rregullorja për të zgjedhur sekretarin", u shpreh Petro Koçi.

Por nga ana tjetër, Alibeaj u shpreh se nuk mund të zgjidhet Sekretari pa miratuar rregulloren, pasi në rregullore do të përcaktohen mënyrat si do të zgjidhet dhe si do të emërohet sekretari. Për këtë arsye ai propozoi që maxhoranca dhe opozita të zgjedhin nga një përfaqësues për të diskutuar ndryshimet që duhet të bëhen në draftin e rregullores, të cilët do të kenë 2 ditë kohë për të diskutuar. Propozimi i tij mori miratimin e Komisionir, ku përfaqësues i PD u caktua Ervin Salinai ndërsa nga PS do të jetë Nasip Naço.

Ora 15:46
Komisioni hetimor për zgjedhjet, Alibeaj: Afati i komisionit është 3 mujor

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, me kryetar Enkelejd Alibeaj do të ketë një afat 3 mujor. Alibeaj konstituoi komisionin, ndërsa prezantoi anëtarët e tij.

"Mbledhja e parë konstituive, jo vetëm ka të paracaktuar momentin se kur mblidhet, ditën, por në ligjin përkatës, është caktuar se cili do të jetë rendi i ditës. Sa i takon vënies në dispozicion të materialeve, jemi munduar të krijojmë komiditet për të gjithë anëtarët e komisionit. Çështja e parë është konstituimi i këtij komisioni. Ju thashë edhe më parë, në konsultim dhe me sekretariatin, është bërë verifikimi i anëtarëve, dhe ky komision do të ketë këtë përbërje; Enkelejd Alibeaj, kryetar, Toni Gogu, zv./kryetar, anëtare Klotila Bushka, Blerina Gjylameti, Nasip Naço, Petri Koço, Bardhyl Kollcaku, nga PS. Gazmend Bardhi nga PD, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferraj, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Petrit Vasili, deputet i pavarur. Secili prej grupeve parlamentare përcakton edhe anëtarët zëvendësues; Xhemal Qefalia, nga PS, Etien Xhafaj nga PS, Arbi Agalli nga PD, Lindita Metaliaj nga PD. Duke marrë edhe shqetësimin e zotit Bardhi, marrin pjesë anëtarët me të gjitha të drejtat. Anëtarët zëvendësues, thirren kur anëtarët e tjerë nuk marrin pjesë. Kështu që zoti Xhafaj mund të merrni pjesë sot, por nuk keni të drejtë që të jeni herë të tjerë. E konsideroj në mënyrë të konstituar komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Afati i këtij komisioni do të jetë tremujor dhe përfundimi i tij do të jetë deri në datën 4 janar", tha Alibeaj.

Ora 15:39
Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Salianji: Kërkoj që media të jetë e pranishme gjatë gjithë kohës, është çështje sensitive

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit ku ka zhvilluar mbledhjen e parë ku debatet janë fokusuar në planin e hetimit dhe në rregulloren e komisionit. Ndërkohë qe anëtari i PD në këtë komision Ervin Salianji ka kërkuar nga kryetari i komisionit që mediat të lejohen të jenë prezente gjatë gjithë kohës. Kjo kërkesë e Salianjit u bë pasi në këtë komision diskutohet për çështje sensitiv si ajo e zgjedhjeve të 25 prillit.

"Më duket sikur jemi ne byronë e Partisë Komuniste ku largohen mediat pas 5 minutash. Unë kërkoj që mediat të jenë të pranishme gjatë gjithë kohës, pasi nuk ka mungesë hapësirash sidomos në këtë çështje që është me sensibilitet të lartë. Media duhet të jetë e pranishme gjatë gjithë kohës", tha Salianji.

(Kliko këtu për të parë dokumentin)
K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 19/10/2021 07:39

    Nje verr ne uje si te gjith komisionet e tjer. Han buken e popullit qyl. Asnje vler!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?