Shoqata ‘Tirana” u konstituua ditën e sotme, me shtatë anëtarë që u bënë pjesë e Këshillit Drejtues; Rezarta Delisula, Luljeta Cani, Isa Daja, Zenel Celiku, Ardian Lici, Gazmend Turliu dhe Arben Pinari.
Ndërsa Asambleja me 52 anëtarë zgjodhi Shkëlqim Hajdarin si kryetar të shoqatës ‘Tirana’.
Në fjalën e tij, Hajdari premtoi se do të jetë zëri i tironësve autoktonë, të cilët kanë dhënë gjithçka pa shumë zhurmë, por që rrallë herë kanë marrë vlerësimet që meritojnë.
“Ju falenderoj për besimin duke më zgjedhur në këtë pozicion honorifik, por shumë dinjitoz dhe fisnik. Fjala ime është një zë kolektiv, i një shtese të tërë tironsish autokton që kanë dhënë gjithçka pa bujë dhe rrallë herë janë vlerësuar për aq sa meritojnë. Tirana ka qenë gjithmonë një nënë e madhe që ka hapur për këdo dyert, ku kanë gjetur strehim të gjithë ata që kërkuan punë dhe studime. Por shpesh ky qytet u la mënjanë nga politika. Askush nuk dha më shumë dhe mori më pak se tironsit”, tha ai.
Komente
