Një ditë pasi ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj vendosi tu heqë të gjitha targat diplomatike 38 konsujve të nderit në Shqipëri, kanë ardhur reagimet e parë kundërshtuese.
Arben Malaj, ish ministri socialist që është konsull nderi i Austrisë në vendin tonë, thotë se nuk ka targa diplomatike, por ngre shqetësimin për mënyrën se si Cakaj u shpreh në publik për këtë çështje.
“Kisha shpresuar se nëse realisht ka një problem me targat, Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ të bënte një takim me kryetarin e shoqatës së konsujve të nderit dhe të qartësonte problemin konkret dhe të bashkëpunonin për zgjidhjen e tij sa më shpejtë. Fokusi i zv.ministrit tek lëvizjet në staf , targat apo pasaportat diplomatike, e dëmtojnë profilin e një shtetari, dëmtojnë kredibilitetin e MEPJ e cila duket se ka humbur fokusin tek prioritetet kombëtare dhe plotëson axhendën mediatike me lajme te tilla”, shprehet Malaj.
Përparim Kalo, i cili është konsull nderi i Danimarkës në Shqipëri ka targa diplomatike dhe është i gatshëm t’i dorëzojë ato, por akuzon Cakajn se padrejtësisht e ka përfshirë në grutin e shkelësve.
“Personalisht konfirmoj se nuk do ta përdor targën CD, por nga ana tjetër kërkoj që ministri të deklarojë publikisht se Përparim Kalo nuk ka bërë shkelje të habitshme, për të kompensuar sadopak dëmin që ka shkaktuar lajmi, i përcjellë me aq bujë në media. Jam i nderuar nga Mbretëresha Margreth II e Danimarkës dhe është e padrejtë të çnderohem nga ministër i komanduar i shtetit tim”, thotë Kalo.
Edhe Selim Hoxhaj, Konsull Nderi i Bullgarisë në Shqipëri e quan deklarimin e Cakajt të paprecedentë e jo diplomatike.
“Deklarata e djeshme e Ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, është e pa precedentë, anti-juridike, pa-etike, dhe jo-diplomatike. Shprehje të tilla, të bëra publike nga z.Cakaj, si “qarkullojnë me privilegje të caktuara diplomatike në Shqipëri dhe jo vetëm” apo “duket se janë ndjerë tepër të fuqishëm”, duhet të konkretizohen se për kë e ka fjalën, sepse, këto etiketime nuk mund të jenë për të gjithë dhe përgjegjësia nuk mund të jete kolektive. Konsujt e Nderit nuk janë “targa” dhe me e pakta Ministri në detyrë Cakaj duhet të kërkojë falje publike”, shprehet Hoxhaj.
Përdorimi i targave diplomatike nga konsujt e nderit u lejua nga qeveria Nano, ndërsa u hoq nga qeveria Rama në mandatin e tij të parë. Heqja e këtyre targave ju heq konsujve edhe imunitetin për të mos u kontrolluar nga policia, kalimi i shpejtë në kufi si dhe shmangia e taksave të automjetit.
Po ik more se fjalet e gjata dhe proceset e shumta “ndermjetesuese” na kane ardhur ne maje te hundes.Gjerat duhen bere prere sepse po u zgjaten sado pak ktu ne shqiperi behen edhe me keq nga cishin.
Përgjigju