Kronikë

Konsulli grek: Mbrojtja e të drejtave të minoritetit eshte prioritet për Greqinë

25 Mars 2019, 18:49| Përditesimi: 25 Mars 2019, 19:01

  • Share

Mbrojtja e të drejtave të minoritetit etink Grek është prioritet kryesor i qeverisë Greke. Kështu shpreh Konsulli Grek në Gjirokastër, Llambros Kakissis  gjatë pjesëmarrjes së tij në  Festën Kombëtare të shtetit fqinj e cila u festua në Dropull të Gjirokastrës.

"Dua të jap nje mesazh minoritetit grek të drejtpërdrejte dhe Shqipërise fqinje. Nga ky hap dua të shtoj se mbrojtja e të drejtave të minoritetit etink grek eshte prioritet kryesor i qeverisë greke. Dita e sotme na shton besimin dhe na kujton se asgjë nuk na është dhuruar. Thashë edhe dje e them edhe sot se në të shkuarën kemi paguar shumë për të bashkuar, e arritëm me shumë mund", u shpreh konsulli grek në Gjirokastër Llambros Kakissis

Ndryshe nga vitet e tjera u vu re mungesa e deputetëve grekë, por edhe deputetëve të parlamentit shqiptarë që përfaqësojnë minoritetin grek.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 25/03/2019 21:27

    Skeni faj ju o pushtat e greqise se nuk kemi shtet ne tjua tregoj vendin prandaj derdellisni ju

    Përgjigju
  • Hasani: 25/03/2019 21:13

    Shkoni kerkoni edhe Stambollin qe e quani Kostandinoppje por me pare pyetni Erdoganin a eshte dakord ai qe tjua ktheje.

    Përgjigju
  • Maks: 25/03/2019 19:23

    Po mbrojtja e minoriteteve qe jetojn ne greqi i mbron njeri keni asimiluar te gjith arvanitasit dhe kristjanet ortodoks camer si dhe cobanet dhe jevgjiterit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?