Shumë prindër adoleshentësh gjenden përballë faktit që fëmijët e tyre shfaqin shenja stresi, mbyllen shpesh në vetvete si dhe kanë ndryshim të humorit. Për Ramiz Gjokën, babai i një djali 18 vjeçar, shqetësimi më i madh që ka për të është frika si do përballet me jetën në të ardhmen.
“Nuk ka lidhje me të qe kemi kaluar ne me sot. Edhe kur rrinë në kafe, nuk flasin me njëri tjetrin por rrinë në telefon. Nuk janë social. Rrinë më shumë në telefon. Nuk ka jetë shoqërore si dikur. Kanë stres. Nuk e di. Si duket disnivelet e jetesës. Të jesh i stresuar në moshën 18 vjeç është e pa arsyeshme. Ka raste që shprehen. Thonë se si do e kemi të ardhmen. Më shumë e kanë mendjen për të ikur. Për ne familjarët është problem. Na dhemb shumë. Vjen një ditë e mos ta shohësh me sy është goxha e dhimbshme. Nuk kanë siguri pasi dhe vetë nuk e dinë se ku janë. E bëjnë shkollën dhe nuk e bëjnë me pasion pasi mendojnë për të ikur. Nuk kam pasur probleme. Gjynah të qahem. Vetëm shoh stres. Rrinë i mbyllur dhe mendon se si do e ketë të ardhmen. Punon për të fituar dhe eksperiencë. Që nga familja. Në momentin që del fëmija dhe nuk e di se ku është dhe të vije në dy të natës, me diçka merret. Kërkesa në familje është kryesorja. Dikush ja lë fajin jo po mësuesit. Fillon tek prindërit. Unë I kam lënë orar. Më shumë se në 10 nuk vonohet. Vetëm shqetësimin që I ngarkuar nga ana psikologjike. Bëj habi si në këtë moshë, 18 vjeç të ketë këtë ngarkesë. Është disniveli i madh dhe këtu. Dikush është në majë e dikush në fund. Mosha e re dhe shohin, erdhi filani me makinë të mirë. Kjo pjesë i ngarkon. Ja do rri këtu, do punoj këtu po me këto rroga nuk e blen dot shtëpinë dhe makinë”, thotë prindi Ramiz Gjoka.
Psikologët dhe Punonjësit social të shkollave thonë se adoleshentet përjetojnë me shumë stres ecurinë në mësime, kur nuk arrijnë objektivat e tyre, apo pakënaqësia që kanë me pamjen e jashtme, gjë që nxit kequshqyerjen dhe mbylljen në vetvete.
“Ndryshime në sjellje, mosbindje, rebelim në forma të ndryshme. Gjithashtu dhe kujdesi i shtuar në pamjen e jashtme, për tu dukur bukur. Ideja për tu dukur bukur çon edhe në kequshqyerje. Edhe në ushqimin e madh ne jemi në monitorim. Një tjetër problematikë që vëmë re është ulja e dëshirës për të frekuentuar apo motivimit për të ardhur në shkollë çka sjell dhe ulje të performancës në mësime. Ulja e performancës në mësime vjen edhe nga kequshqyerja. Një nga problematikat që vëmë re është dhe stresi dhe ankthi që nxënësit që kanë para provimeve. Kanë edhe probleme sociale. Problemet familjare, ndikimi I shoqërisë, përfshirja e sjelljeve të rrezikshme. Alkoli, duhani e droga. Ne nuk I monitorojmë dot jashtë shkollë dhe ndaj është I rëndësishëm bashkëpunimi me prindër” tha Patricia Lame, punonjëse sociale pranë gjimnazit “Qemal Stafa”.
Me qëllim që situata mos të agravojë, specialistët këshillojnë prindërit që t’ju qëndrojnë më afër fëmijëve dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë që nuk është normale në sjelljen e tyre.
“Prindërit duhet të kenë vëmendje të shtuar ndaj adoleshentëve. Themi se ato janë të rritur dhe nuk kanë nevojë për ne, por në këtë moshë është shumë e rëndësishme vëmendja dhe komunikimi me ta. Kequshqyerja dhe problematikat, vihen re nga bashkëmoshatarët dhe mësuesit janë indicia jonë. Po ashtu edhe adoleshentët me njëri tjetrin. Shpesh herë i diskutojnë gjërat mes njëri tjetrit. Patjetër që rastet i shikojmë problematika i referojmë tek specialistët. Roli i psikologut po merr rëndësinë e tij në shkollë, por sërish e shikojnë tabu. Ndodh që prindërit komunikojnë, por ka adoleshentë që nuk I shprehin gjërat lirshëm. Është mirë që ato të gjejnë një komunikim mes njeri tjetrit. Nëse problematikat vazhdojnë, duhet që të shkojnë tek specialist. Ka nxënës që kërkojnë ndihmë. Pas pandemisë dhe tërmetit rastet janë shtuar. Çrregullimet e ankthit vihen re në mënyrë të vazhdueshme. Shikohet edhe pjesa e mësimeve. Shikojmë tendencë të shtuar të adoleshentëve që rrinë shumë në telefon dhe përjashtojnë mësimet. Nxënësit kanë ego e ambicie për të qenë nxënës të mirë, dhe kur rezultatet nuk janë ato që kërkojnë, I përjetojnë. Këto janë problemet që ne hasim. Ka dhe raste të vështira që kërkojnë dhe edhe specialist. Ka raste me probleme të shëndetit mendor dhe raste të theksuara me probleme sociale”, tregoi Brunilda Beluli, psikologe pranë gjimnazit “Qemal Stafës”.
Roli i psikologut po merr rëndësinë e tij në shkollë, por sërish të rinjtë vijojnë ta shikojnë si tabu të kërkojnë ndihmë për problemet që ata kanë në përditshmërinë e tyre.
po s'kane faj te rinjte. sepse te shkosh tek psikologu ose psikiatri ne shqiperi eshte tabu. dhe komuniteti do ta etiketoje si budalla te riun. injoranca eshte shume e perhapur ne shqiperi
Përgjigju