Konsumerizmi është diçka që ndonjëherë i bën njerëzit të kalojnë kufijtë moralë për të fituar para, pikërisht këtë ka zgjedhur të bëjë edhe djali i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, duke përdorur rastin tragjik të aktorit të njohur Alec Baldwin.
"Armët nuk vrasin, Alec Baldwin vret njerëz", kjo është edhe shprehja përmes së cilës djali i Trump, po përfiton para, pasi e printon mbi bluze të cilat më pas edhe i shet.
Ky veprim është parë si një ironi dhe tallje me incidentin, në të cilin humbi jetën një person dhe u plagos një tjetër.
Bluzet shiten në dyqanin online të Donald Trump, i cili ka akuzuar aktorin dhe i ka kërkuar të mbajë përgjegjësinë që i takon lidhur me rastin.
“Le të shohim Alec Baldëin teksa akuzon armën”, me këtë shprehje, të postuar në rrjetin e tij social, Trump e ka bërë të qartë qëndrimin e tij.
Si ndodhi ngjarja?
Një grua mbeti e vrarë dhe një burrë u plagos nga të shtënat me armë zjarri në xhirimet e filmit "Rust", nga aktori i njohur Alec Baldëin. Sipas dëshmive të aktorit ai nuk e dinte se arma, të cilën ia kishin dhënë me qëllim për ta përdorur gjatë një skene, nuk e dinte se ishte e mbushur. Aktualisht ngjarja është nën hetim.