Ekonomi

Konsumi në vitin 2020 u tkurr me -2.34%, tregtarët: Janë përgjysmuar shitjet, qytetarët blejnë vetëm ushqime

1 Prill 2021, 16:51| Përditesimi: 1 Prill 2021, 16:54

  • Share

Duket e largët koha kur tezgat e pazarit në qendër të Tiranës ishin të mbushura me produkte. Sot në pandemi gjithçka ka ndryshuar. Me dhjetëra tezga janë bosh, e të tjerat me produktet më bazike për jetesën.  Shitjet kanë rënë deri me 50% thonë tregtarët.

“Ky vit ka nis më i lodhur se viti i kaluar, për shkak të pandemisë, dhe kriza ekonomike reflektohet këtu në treg. Ne rrimë 16 orë këtu dhe nuk arrijmë të sigurojmë bukën e gojës, klienti është tkurrur dhe ka më pak se 50% blerje.

Unë nuk po shoh këmbë njeriu jo të shes.

Ka qenë dobët shumë fort, shkurti dhe marsi ka qenë thuajse zero. Kur s’ka punë nuk ka as të ardhura kështu që ndikojnë.

Akoma nuk kemi pasur shitje, fare, fare dita që vjen është më dobët.

Nuk ka punë fare është viti më i dobët”, shprehen tregtarët.

Çmimet e produkteve ushqimore nuk janë shtrenjtuar, por  rënia e aktivitetit të tyre ka dëmtuar të ardhurat familjare.

“Më vjen zor me këto çmime, më duket sikur i hy në hak klientit ndërkohë që unë nuk siguroj dot bukën time për vete. Domatja italiane që vjen nga jashtë merret 160 lekë me shumicë, unë e shes 180 lekë, unë jam në mbijetesë. Unë tallem me lekun tim, që klienti të mos më largohet. Ne mbanim familjen me ushqime, dy vetë merrnim deri në 400 mijë lekë fitim në muaj, dhe ushqeheshim tani nuk ushqehemi dot, falë zotit që u rritën kalamajtë dhe njëri është në punë që na ndihmon me të ardhura sepse ne nuk i mbajmë dot me bukë.  

Xhiroja shkon 4 mijë lekë deri në 5 mijë lekë (të vjetra) në ditë”, pohojnë tregtarët.

Ndërkohë ashtu si edhe të dhënat konfirmojnë, qytetarët tregojnë se po kursejnë dhe po shpenzojnë kryesisht për ushqime.

-Çfarë blini më shumë?

Çfarë të blej, zarzavate dhe ushqime, se s’kemi ku ti gjejmë.

Blejmë gjërat kryesor qumësht bukë, këto se gjë tjetër nuk blejmë më.

Klienti merr gjërat bazike për mbijetesë më tepër.

Kemi filluar të kursejmë, kursimet i kemi pasur gjithmonë”, thonë qytetarët.

Konsumi i popullatës ka rënë me 2.34% në vitin e kaluar kur vendi u pushtua nga pandemia COVID-19. Sipas INSTAT ky ishte niveli më i ulët që nga vitet 90’. Nga ana tjetër edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë flasin për kursime rekord të shqiptarëve, të cilat arritën në mbi 9 miliardë euro në shkurt të këtij viti.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?