Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtarin e Apelit të Shkodrës, Luan Dervishi. Në seancën e zhvilluar këtë të hënë trupi gjykues i KPK i përbërë nga Etleva Çiftja, Firdes Shuli si dhe Pamela Qirko, ka vendosur largimin e gjyqtarit Dervishi nga sistemi i drejtësisë.
Shkarkimi i gjyqtarit është bërë për shkak se sipas DSIK ai ka rezultuar me kontakte me botën e krimit të organizuar. Gjithashtu nga hetimet e kryera dhe informacionet e sjella nga ILDKPI, u be e ditur se Dervishi ka kryer deklarim te rreme te pasurise.
Gjyqtari ka mospërputhje të deklaratave për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Sipas komisionit Luan Dervishi nuk ka shlyer tatimet edhe për një apartament që kishte lëshuar me qera.
Gjyqtari u bë pjesë e listës së dytë të kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor, pas vakancës shpallur për një pozicion nga Gjykatat e Apelit jashtë Tiranës. Ai e ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1985 dhe para se të emërohej gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Shkodrës ka punuar si inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Komente
