Francesco Toti në Tiranë

Kontaktet dhe bisedimet filluan në kryeqytetin e Shqipërisë, në Itali zbulojë dëshirën e Romës për të kopjuar Milanin me Totin

29 Maj 2022, 18:07| Përditesimi: 29 Maj 2022, 18:09

  • Share

Roma është gati për të bërë një lëvizje të re në stafin drejtues. Kryeqytetasit kanë menduar që të marrin Francesko Totin si drejtor teknik. Një lëvizje e tillë rezultoi mbreslënëse te Milani me Maldinin, teksa ky i fundit goditi me afrimet e tij te kuqezinjtë duke i dhuruar titullin kampion. Ndërkohë edhe sa i përket entuziazmit të tifozëve, afrime të lojtarëve të tillë i afrojnë më shumë sportdashësit me ekipin.

“Corriere dello Sport” ka raportuar se kontaktet e para mes palëve kanë ndodhur në Tiranë dhe përshtypja është se ka optimizëm për gjetjen e marrëveshjes. Toti gjendej në kryeqytetin shqiptar për të parë finalen e Conference League mes emrave të shumtë që mbërritën në Shqipëri, me CV të pasur në futbollin e Europës.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?