Kontejnerit të 'Bana King' të Trifon Muratajt iu morën 49 arka me banane para se të kalonte në skaner! Prokuroria: Lëvizën gjatë natës, ka qenë vetëm 1 roje në turn

19 Korrik 2022, 09:45| Përditesimi: 19 Korrik 2022, 14:33

  • Share

DURRËS-  49 arka me banane mungojnë nga porosia me 1200 kuti që kompania Zico sh.p.k bëri në Amerikën Latine, dhe hetuesit dyshojnë se arkat janë hapur gjatë qëndrimit në Portin e Durrësit në turnin e natës. Hetuesit e Prokurorisë së Durrësit dyshojnë se këto arka janë marrë nga persona ende të pa identifikuar pasi brenda mund të kenë pasur kokainë.  

Gjykata sot ka konfirmuar masat e sigurisë të kërkuara nga Prokuroria. Masat arrest me burg: Gentian Halili, Rajd Bleta, Gjergji Doraci, Shefqet Elezi, Profit Tila, Skënder Plaku, Altin Muhametaj, Mazmi Allgjata. Detyrim Paraqitje: Armand murataj, Adi Qevanaj, Shpëtim Hajdini, Adem Basha, Veis Kuçi, Jurgen Gjeçi, Azgan Zeka, Kastriot Duçka, Mentor Dyrmishi, Klaudio Lala, Ali Bajrami, Andrea Xhavara. (6 prej të cilëve janë edhe të pezulluar nga detyra)

Prokuroria dyshon se në bashkëpunim punonjësit e Forcave të Sigurisë në Autoritetin Portual të Durrësit kanë shpërdoruar detyrën. Kontejneri që u nis nga Ekuadori konsiderohet me risk të lartë, por autoritetet portuale thyen portokollin dhenuk morën asnjë masë parandaluese dhe kontrolluese duke e lënë ngarkesën tek sheshi i zakonshëm i kontejnerëve dhe jo në mbikqyrje të lartë. 

Kontejneri mbërriti në Portin e Durrësit më 8 korrik. Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë, prokuroria thotë se deri më 10 korrik, pra për 2 ditë, nk rezulton që të ketë dyshime për lëvizje të kontejnerit. Nga kjo datë deri më 16 korrik nuk janë këqyrur ende kamerat e sigurisë, por Prokuroria e Durrësit dyshon se 49 arkat mund të jenë hequr mes datave 13 deri dhe 16 korrik. Në orën 21:59 të 13 korrikut kontejneri ka bërë një lëvizje të dyshimtë duke shkuar nga kati i parë në të tretin, në një zonë të zakonshme. Këtë ditë, dhe më 14 korrik, ndryshe nga herët e tjera, në turn ishte caktuar vetëm një roje sigurie i autoritetet portual, ndërsa duhej të ishin 2.  

Gjatë kontrollit më 16 korrik doganierët konstatuan se kontejneri nuk ishte i vulosur me plumbçe me numrin përkatës serial, pra në këtë rast, kanë munguar elementet e sigurisë dhe nuk korrespondonin arkat me banane që ishin deklaruar në dokumentacion dhe kutive që gjendeshin vërtetë brenda. 

Të gjithë veprimet janë bërë përpara se kontejneri të kalonte në skaner dhe hetuesit dyshojnë se është hapur në mënyrë të paligjshme nga trafikantët për të marrë drogën brenda tij. Të paktën 55 persona janë marrë në pyetje për këtë çështje.

Policia ka arrestuar të gjithë grupet e shërbimit të Forcave të Sigurisë së Autoritetet portual, që kanë qenë në turnet e natës nga data 8 korrik kur mbërriti kontejneri në Durrës, deri më 16 korrik kur u konstatua mungesa e arkave. 

Nga hetimet e deritanishme prokuroria ka dyshime se hapja e paligjshme e kontejnerit të jetë bërë nga 2 punëtorë të kompanisë së bananeve, Zico shpk Altin Muhametaj nga Durrëësi dhe shoferi i kompanisë, Nazmi Allgjata, ndaj të cilëve ka ngritur akuzat për veprat penale “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” dhe “kontrabanda me mallara të tjerë”. 

Ndërkohë, 17 punonjësit e tjerë të sigurisë portuale në Durrës, dhe 1 punonjës i firmës doganore Marinier që operon në port, akuzohen për shpërdorim detyre.  Prokuroria nuk e ka ngritur zyrtarisht akuzën e trafikut të drogës, përsakohë ende nuk është faktuar prania e kokainës brenda kontejnerit. 

Kontejneri i ardhur nga Ekuadori për llogari të kompanisë së biznesmenit Trifon Murataj të Banaking që jeton në SHBA, mbërriti në portin e Durrësit përmes itinerarit Ekuador-Spanjë-Itali-Shqipëri

Ora 13:51
Dyshohet se kishte kokainë në 49 arka në kontejnerin e 'Bana King', jepet masa e sigurisë për 20 të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin për 20 të arrestuarit në Portin e Durrësit, pasi një kamion të firmës ‘Bana King’, mungonin 49 arka me banane, ku dyshohet se kishte kokainë.  Gjykata e Durrësit ka caktuar arrest në burg për 9 persona, nën hetim në gjendje të lirë 11 të tjerë. Një nga avokatët e të ndaluarve u shpreh se asnjë nga të ndaluarit s'ka pranuar fajësi dhe se nuk ka fakte.

Ora 11:04
Del DOSJA për Kontejnerin e 'Bana King' në Durrës: Ishin 1151 kuti dhe jo 1200! 55 persona merren në pyetje

 

Çështja e 49 arkave me banane të kompanisë 'Bana King', të cilat dyshoheshin se kishin kokainë është paraqitur në Gjykatën e e Rrethit gjyqësor Durrës. 

Nga DOSJA e siguruar nga Report Tv, kanë dalë në dritë detaje të reja sa i përket 49 arkave të cilat dyshoheshin se përmbanin kokainë.

Gjatë shërbimit të turnit të natës janë lëvizur 49 arkat me kontejnerët. 

Prokuroria ka këqyrur pamjet në datat 8,9,10 korrik nga të cilat nuk ka rezultuar asnjë lëvizje e dyshimtë. Arkat janë hequr gjatë natës mes datave 11-16 korrik Në kontejnerë ishin 1151 kuti me banane dhe jo 1200 kuti me banane.  Të paktën 55 persona janë marrë në pyetje për këtë çështje.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajduti: 19/07/2022 15:57

    Te kesh frike te vjedhesh ca arka me banane se do te te thone qe vodhe kokaine. Pupupu cfare belaje na gjeti

    Përgjigju
  • Kuriozi: 19/07/2022 15:13

    Shyqyr qe pronari banon ne USA , SE per shpirt kta e kishin arrestu. Je pronari burg, ska ktu. Burg. Pastaj shofim e bejme SI shkoi muhabeti. Ore ndryshojeni menyren e berjes drejtesi, ( Prova + fakte ) dhe kto te siguruara ligjerisht. Ndryshe ska ndryshim nga komunizmi , qe shkoje ne burg me nje llafe dhe hipotezat qe ngrinte organi akuzes. Agjitacion e propagande. Kur te behen procedural e Sakta atehere dhe ne populli do besojm, dhe do ju pergezojm per shërbimi qe na afron policia ( shteti )

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?