Politikë

Kontestimet për votën e diasporës, Berisha: Falsifikim monstruoz, KQZ të mos nxjerrë rezultatin

20 Maj, 12:44| Përditesimi: 20 Maj, 14:02

  • Share

 

Kreu i PD, Sali Berisha, në konferencën për mediat, u pyet edhe për kontestimin që ai i bën votës së diasporës. Berisha flet për ‘falsifikim monstruoz’ ndërsa shtoi se KQZ nuk duhet të nxjerrë rezultatin.

“Asnjë rezultat nuk mund të nxirret mbi falsifikimin monstruoz që u bë në këto zgjedhje. Do t’u paraqes dokumente flagrante për etapën e fundit të turpshme të votës në diasporë, e cila nuk mund të përfshihet kurrë, të konsiderohet kurrë. Është në shkelje të çdo ligji, rregulli e kontrate. Prandaj ne nuk marrim pjesë në atë proces, është i kontrolluar totalisht nga Rama. KQZ nëse do t’i përmbahej ligjit nuk do të ulej kurrë të nxirrte rezultatin se do të thoshte se procesi ishte farsë”, thotë Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha konteston sërish 11 majin: Jo pushtet mbi këtë farsë! KQZ të mos ‘njohë‘ votën e diasporës! lobimi 6 mln dollarë? S’ka lidhje me zgjedhjet, nuk është ndërprerë


Xh.D/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD kundër kërkesave të kandidatëve të saj për rinumërim, ishte vendim i drejtë?