Niko Peleshi

Kontingjenti ushtarak niset me mision në Afganistan, Peleshi: Shqipëria e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës

31 Janar 2021, 14:10| Përditesimi: 31 Janar 2021, 14:15

  • Share

Kontigjenti i rradhës i Policisë Ushtarake është nisur mision në Camp Arena në Herat të Afganistanit.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi me anë të një postimi në rrjete sociale. Peleshi teka u ka uruar ushtarakëve mision të mbarë, thekson se Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës dhe trupat janë të gatshëm për të shërbyer kudo ku thirren.

“Rrugë të mbarë!Kontingjenti i radhës që sapo përcollëm do të zëvendësojë kolegët e tyre të Policisë Ushtarake për të shërbyer në Camp Arena në Herat, në misionin Resolute Support. Shqipëria mbetet e vendosur për të përmbushur detyrimet e saj ndaj Aleancës dhe trupat tanë të gatshëm për të shërbyer kudo ku thirren. Mision të mbarë dhe u kthefshi shëndoshë e mirë”, shkruan Peleshi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?