Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, siguroi dosjen e prokurorisë në të cilën zbërthehet mënyra si bëhej kontrabanda e ilaçeve nga tre shtete deri tek shitja në farmacitë në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë.
Barnat kontrabandoheshin kryesisht nga Italia dhe Greqia por kishte dhe barna që vinin nga Turqia.
Devis Beqiri kishte disa furnizues të ndryshëm të vendit dhe në bazë të porosive që ata kanë nga farmacitë për medikamentet.
Porosia bëhej përmes rrjetit social Whatsapp dhe porosia vinte nga Greqia dhe Italia. Prokuroria dyshon se kontrabanda ndihmohej edhe nga punonjësit e doganave që mbyllnin njërin sy.
Gjithashtu Devis Beqiri është mbajtur në përgjim.
Lajmi kryesor:
Goditet grupi që furnizonte farmacitë me ilaçe kontrabandë, 16 të arrestuar në Tiranë! REPORT Tv siguron dosjen e zbardh përgjimet (EMRAT)
S.G/ReportTv.al