Kronikë

Kontrabanda e naftës në Durrës, SPAK mbyll dosjen dhe dërgon për gjykim 11 persona (EMRAT)

13 Tetor, 16:43| Përditesimi: 13 Tetor, 19:05

  • Share

Njëmbëdhjetë persona të cilët vodhën naftën nga anija AYA ZANOYBYA e ankoruar në Porto Romano të Durrësit, janë dërguar për gjykim.

SPAK ka mbyllur dosjen ndaj tyre dhe ka dërguar kërkesën për gjykim.

Sipas dosjes hetimore, ka rezultuar se nga anija e ankoruar, ishte planifikuar dhe realizuar vjedhja dhe kontrabandimi i 200 tonëve naftë.

SPAK thotë se Juxhin Koka, në bashkëpunim me Mohammad Sallit, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes, dhe Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Ëissam Rostom, marinarë të anijes me flamur tunizian realizuan të gjithë veprimtarinë kriminale.

Sipas hetimeve, Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, i ofruan 10.000 euro punonjësit të policisë Armand Marvataj, që kishte për detyrë të ruante anijen e sekuestruar në Porto Romano, me qëllim që të lejonte nxjerrjen e sasisë së naftës së sekuestruar nga anija.

Shuma e parave që polici kishte marrë ryshfet, u gjet dhe sekuestrua në banesën e policit Marvataj.

Nafta kontrabandë u nxorr nga anija më datë 27 janar 2025, në bashkëpunim me ekuipazhin e anijes, Samir Bayoumy me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës teknik i anijes, marinarët, Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Ëissam Rostom dhe Abdoulmohaimen Shanata.

Njoftim i plotë i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, procedimin penal nr. 35 të vitit 2025, në ngarkim të të 11 pandehurve:

  • Armand Marvataj, me detyrë punonjës policie i Komisariatit të Policisë Durrës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259/2 i K. Penal;
  • Juxhin Koka, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore, ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksion publike” e kryer në bashkëpunim, “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 e 25, 244 paragrafi 2 e 25, 134/3 e 25 të Kodit Penal.
  • Drilon Malluta, i akuzuar për kryerjen e veprave penale, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksion publike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 244 paragrafi 2 dhe 25, 134/3 e 25 të Kodit Penal;
  • Mohammad Sallit, shtetas sirian, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes, të akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 172/3 e 25 i Kodit Penal;
  • Hasan Broud, Sami Shanata, Faez Ismaeil, Ëissam Rostom, shtetas sirianë, marinarë të anijes, të akuzuar për kryerjen e veprave penale, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 dhe 134/3 e 25 të Kodit Penal;
  • Samir Bayoumy, shtetas egjiptian, me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës mekanik i anijes, dhe Abdoulmohaimen Shanata, shtetas sirian, marinar i anijes, të akuzuar për kryerjen e veprës penale, “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunimparashikuar nga neni 134/3 e 25 të Kodit Penal.

Ky procedim penal është regjistruar në bazë të materialit referues të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore –  Drejtoria Rajonale Durrës-Kavajë, në ngarkim të punonjësit të policisë Armand Marvataj, pranë Komisariatit të Policisë Durrës, dhe ndaj shtetasve Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, për veprat penale, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259/2 dhe 244/2-25 të Kodit Penal. Gjithashtu, kjo çështje lidhet me procedimin penal nr.76 të vitit 2025 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, i regjistruar për veprat penale, “Kondrabandë për mallrat për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm, nga detyrimet doganore, ose të akcizës”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 172/3 dhe 134-25 të Kodit Penal, të dërguar për kompetencë në Prokurorinë e Posaçme.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar e provuar se shtetasi, Juxhin Koka, në bashkëpunim me shtetasit Mohammad Sallit, me detyrë kapiten i anijes, Nedio Mejdani, me detyrë oficer i parë i anijes, dhe Hasan BroudSami ShanataFaez IsmaeilËissam Rostom, marinarë të anijes me flamur tunizian, “AYA ZANOYBYA”, e ankoruar në Porto Romano, Durrës, më 07.1.2025, kanë planifikuar, organizuar dhe realizuar kontrabandimin e 200 tonëve naftë.

Anija “AYA ZANOYBYA” dhe nafta e kontrabanduar janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale më 12.1.2025, në kuadër të operacionit policor “Ari i zi”, i zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Hetimet kanë treguar se më 27.1.2025, shtetasit Juxhin Koka dhe Drilon Malluta, i kanë ofruar shumën 10.000 euro, punonjësit të policisë Armand Marvataj, të planizuar me shërbim për ruajtjen e anijes së sekuestruar në Porto Romano, Durrës, me qëllim që të lejonte nxjerrjen e sasisë së naftës së sekuestruar nga anija, gjë e cila është realizuar mbrëmjen e datës 27.1.2025, në bashkëpunim me ekuipazhin e anijes; Samir Bayoumy me detyrë inxhinier i tretë dhe përgjegjës teknik i anijës, marinarët, Hasan BroudSami ShanataFaez IsmaeilËissam Rostom dhe Abdoulmohaimen Shanata.

Shuma monetare prej 10.000 eurosh është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë Armand Marvataj.

 

/Lajmi ne perditesim..

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Avni: 13/10/2025 19:34

    Po kontrabanden e dahonit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria ndaloi përdorimin e monopatinave, si ju duket vendimi?